Kisha kongoleze në zi Kisha kongoleze në zi 

R.D. e Kongos: vritet një meshtar në dioqezën e Ouesso

Një meshtar kongolez mbytet me goditje varcaku, natën ndërmjet 28 e 29 qershorit.

R. SH. - Vatikan

Një meshtar kongolez, atë Paul Mbon, u mbyt me goditje varcaku, natën ndërmjet 28 e 29 qershorit, ndoshta pranë famullisë së Sembé, në departamentin e Sanhghaa (dioqeza e Ouesso), në Republikën Demokratike të Kongos,

Trupi i tij - sipas njoftimit të agjencisë Sir, rimarrë nga shtypi vendas -  u gjend të mërkurën e kaluar në ujërat e lumit Sanga. Mesha e Dritës  kremtua dje. Atë Mbon kishte shkuar në Ouesso, kryeqendër e rajonit,  për të marrë pjesë në një shugurim meshtarak. Ndërsa shëtiste me një mik, iu afruan disa të panjohur. E, pas këtij takimi, u zhduk, për t’u rigjetur i vdekur në lumin Sanga. Vdekje misterioze, për të cilën po vijojnë kërkimet e një të dyshuari. Sipas redaksisë së “Il Sismografo”, gjatë vitit u vranë 16 veprimtarë baritorë, nga të cilët, 10 në Afrikë e 6 në Amerikë.  

 

 

05 korrik 2019, 13:04