Nëse dashuron deri në dhimbje, dhimbja zhduket. Mbetet vetëm dashuria!
R. SH. - Vatikan
Nuk duhet të kënaqemi vetëm kur japim para. Paraja nuk mjafton. Është më mirë të japësh duart për të shërbyer e zemrën, për të dashur.
E keqja nis të lëshojë rrënjë në zemrën njerëzore, kur njeriu fillon të mendojë se është më i mirë nga të tjerët, e t’i shpërfillë të tjerët!
E kur bën diçka, i duket se ka bërë gjithçka.
Mos harro! E mira që bën është një pikë uji më shumë në oqean, por nëse nuk do ta bësh, oqeani do të ketë një pikë ujë më pak! E kjo domethënë se në botë do të ketë një gëzim më pak.
Gëzoju, pra e përhape kudo gëzimin tënd. Gëzimi është gjithnjë ngjitës.
Mos u dëshpëro, kur e ndjen se je me duar thatë. Kur nuk ke asgjë, ke gjithçka.
Po të kesh sy për të parë, do ta gjesh Kalkutën, me të varfërit e saj, në mbarë botën,
Udhët e Kalkutës të çojnë pikërisht te porta jote.
Do të ishte mirë të bësh një shtegtim në Kalkutë, por edhe më mirë t’i duash njerëzit e largët. Sepse, larg a pranë, dashuria të bën të lum.
Zoti e krijoi njeriun për një gjë tepër të madhe: të dojë e të duhet. Dashuria është forca më e madhe, që të ndihmon t’i bësh ballë jetës. Dashuria e treguar me fakte.
E nëse dashuron deri në dhimbje, dhimbja zhduket. Mbetet vetëm dashuria!