Kërko

 Shën Nënë Tereza Shën Nënë Tereza 

Nëse dashuron deri në dhimbje, dhimbja zhduket. Mbetet vetëm dashuria!

Nga porositë e Nënë Terezës: “Për të arritur në zemër të njerëzve, nuk mjafton paraja. Është më mirë të japësh duart për të shërbyer e zemrën, për të dashur”.

R. SH. - Vatikan

Nuk duhet të kënaqemi vetëm kur japim para. Paraja nuk mjafton. Është më mirë të japësh duart për të shërbyer e zemrën, për të dashur.

E keqja nis të lëshojë rrënjë në zemrën njerëzore, kur njeriu fillon të mendojë se është më i mirë nga të tjerët, e t’i shpërfillë të tjerët!

E kur bën diçka, i duket se ka bërë gjithçka.

Mos harro! E mira që bën është një pikë uji më shumë në oqean, por nëse nuk do ta bësh, oqeani do të ketë një pikë ujë më pak! E kjo domethënë se në botë do të ketë një gëzim më pak.

Gëzoju, pra e përhape kudo gëzimin tënd. Gëzimi është gjithnjë ngjitës.

Mos u dëshpëro, kur e ndjen se je me duar thatë. Kur nuk ke asgjë, ke gjithçka.

Po të kesh sy për të parë, do ta gjesh Kalkutën, me të varfërit e saj, në mbarë botën,

Udhët e Kalkutës të çojnë pikërisht te porta jote.

Do të ishte mirë të bësh një shtegtim në Kalkutë, por edhe më mirë t’i duash njerëzit e largët. Sepse, larg a pranë, dashuria  të bën të lum.

Zoti e krijoi njeriun për një gjë tepër të madhe: të dojë e të duhet. Dashuria është forca më e madhe, që të ndihmon t’i bësh ballë jetës. Dashuria e treguar me fakte.

E nëse dashuron deri në dhimbje, dhimbja zhduket. Mbetet vetëm dashuria!

29 korrik 2019, 13:55