Kërko

 Shenjtërimi i Nënë Terezës Shenjtërimi i Nënë Terezës 

Nënë Tereza: "Dashuria dhemb!"

Nga porositë e Nënë Terezës: “Duhet të të dhembë zemra, kur do dikënd. E të të dhembë edhe më shumë, kur e lë dikënd. Duhet të vdesësh për dikënd!”.

R. SH. - Vatikan

Nuk do t’i harroj kurrë ditët kur, duke ecur nëpër rrugët e Londrës,  pashë një burrë të ulur përdhe. Dukej tmerrësisht i vetmuar. Iu afrova e i shtrëngova fort dorën. Dëgjova një britmë të lehtë kënaqësie. E menjëherë pas, fjalët: “Pas kaq kohe po ndjej, më në fund, ngrohtësinë e një dore njerëzore!”. Fliste e fytyra i mbushej me dritë. E ndjente fuqimisht se dikush po merrej me të. I interesonte dikujt!

Kuptova atë çast se edhe një veprim kaq i vogël, mund të dhurojë një gëzim tejet të madh.

Nuk duhet të kënaqemi, duke u dhënë nevojtarëve një kacidhe! Ata kanë nevojë për duar që zgjaten drejt tyre, kanë nevojë për zemra, që rrahin edhe për ta. Pasuritë mund të ta marrin frymën, po të mos përdoren drejtë. Qofshin materiale a shpirtërore.

Dashuria e vërtetë dhemb, gjithnjë!

Duhet të të dhembë zemra, kur do dikënd.

E të të dhembë edhe më shumë, kur e lë dikënd.

Duhet të vdesësh për dikënd!

Kur martohesh, duhet të lësh çdo gjë tjetër, për hir të dashurisë për njëri-tjetrin!

Nëna jep jetën për fëmijën e vet.

Vetëm atëherë duhet me të vërtetë, kur je gati të japësh edhe jetën! Fjala “dashuri” kuptohet shpesh tepër keq, e edhe më shpesh, shpërdorohet.

Gjeje një minut, për të menduar, një minut për të qeshur e, sidomos, gjeje gjithnjë një minut a shumë më tepër, për të dashur! Edhe nëse atë çast të dhemb zemra!

26 korrik 2019, 15:25