Cerca

Vatican News
Një moment nga misionet verore të dioqezës së Sapës në zonat malore të Pukës, Fushë Arrësit e Tropojës Një moment nga misionet verore të dioqezës së Sapës në zonat malore të Pukës, Fushë Arrësit e Tropojës 

Misionet verore të dioqezës së Sapës në zonat malore të Pukës, Fushë Arrësit e Tropojës

“Të pagëzuar dhe të dërguar”, me këtë temë, e cila u zgjodh nga Papa Françesku për muajin misionar të tetorit 2019, dioqeza e Sapës, sipas një tradite tashmë të konsoliduar, filloi edhe sivjet misioni veror në zonat malore të Pukës, Fushë Arrësit dhe Tropojës, që nga 20 qershori kaluar e gjatë tërë muajit korrik.

R.SH. - Vatikan

 “Të pagëzuar dhe të dërguar”,  me këtë temë, e cila u zgjodh nga Papa Françesku për muajin misionar të tetorit 2019, dioqeza e Sapës, sipas një tradite tashmë të konsoliduar, filloi edhe sivjet misioni veror në zonat malore, që nga 20 qershori kaluar e gjatë tërë muajit korrik.

Në këtë mision ungjillëzues e vëllazëror të Kishën dioqezane të Sapës, me mbështetjen e ipeshkvit imzot Simon Kulli, marrin pjesë 45 misionarë të ndarë në 10 grupe të ndryshme, të përbërë nga meshtarët, motrat rregulltare, katekistët dhe laikë vullnetmirë që ofrohen lirisht për të çuar përpara këtë mision kaq të rëndësishëm për ata besimtarë e banorë që jetojnë në zona të thella të territorit të dioqezës së Sapës. Një shenjë afërsie, kujdesi e ndihme shpirtërore me vlerë, këtë vit tema e misionit është “Të pagëzuar dhe të dërguar”Po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit.....

Nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit

“TË PAGËZUAR DHE TË DËRGUAR” - Misioni veror 2019

Dioqeza e Sapës që nga viti 2000 e deri në ditët e sotme, organizon misionet verore në zonat malore të Pukës, Fushë Arrësit dhe Tropojës. Nisur nga kjo traditë e lindur nga ish ipeshkvi i kësaj dioqeze, Imzot Dodë Gjergji dhe vazhduar edhe nga ipeshkvinjtë pasardhës, Imzot Lucjan Avgustini dhe Imzot Simon Kulli, ky mision ka marrë përmasa të gjera duke realizuar kështu veprën ungjillëzuese ashtu sikur nga mëson vetë Jezu Krishti.

Edhe këtë vit, që nga data 20 qershor  ka filluar misioni i radhës dhe ka vazhduar edhe gjatë gjithë muajit korrik, ku kanë marrë pjesë grupe të ndryshme të përbërë nga Meshtarët, motrat, katekistët dhe laikë vullnetmirë që ofrohen lirisht për të marrë pjesë në këtë organizim dioqezan. Vlen të përmendim faktin se brenda radhëve të misionarëve kanë ardhur edhe seminaristë nga Italia, të cilët kanë dashur të jenë pjesë e këtij misioni, duke kaluar kështu një eksperiencë të mrekullueshme shpirtërore në këto vende.

Me dëshirën e ipeshkvit të vendit, Imzot Simon Kulli, këtë vit tema e misionit ishte “Të pagëzuar dhe të dërguar”, një temë kjo e Atit të Shenjtë zgjedhur për muajin misionar të tetorit të ardhshëm.  Dhe me këtë moto rreth 45 misionarë të ndarë në 10 grupe të ndryshme, kanë zhvilluar misionin e tyre në çdo fshat, pa marrë parasysh kushtet gjeografike ku terreni është mjaft i thyeshëm, pa marrë parasysh vëshirësitë e vapës dhe të largësisë së fshatrave nga njëri- tjetri, por ashtu me besimin në Zot ia kanë dalë të jenë afër besimtarëve më të largët.

Gjatë misionit ato kanë kremtuar meshën Shenjte, kanë zhvilluar takimet e katekizmit me të rinjtë dhe me fëmijët, pa harruar edhe lojërat e ndryshme. Gjithashtu një rëndësi e veçantë iu është kushtuar bekimit të familjeve, vizita tek të sëmurët si dhe sakramenteve të shenjta si rrëfimit, kungimit dhe krezmimit. Është një shenjë e mirë bashkimi dhe bashkëpunimi kjo, ku tregon se bijtë e Zotit janë të gjithë njësoj dhe kisha nënë është në kujdes të tyre në çdo kohë dhe në çdo vend.

 Qendrat mikpritëse të misionit kanë qenë, Famullia e “Shën Jozefi” Fushës -Arrës, pranë motrave të kësaj famullie, famullia “Shën Gjergji” në Iballë të Pukës, Famullia “Zoja Rruzare në Gjegjan si dhe Motrat Françeskane të Zemrës së Krishtit në Dushaj.

Të gjithë grupet e misioneve janë vizituar edhe nga Bariu i Sapës, Imzot Simon Kulli, i cili përveç se ka shpërnda edhe Sakramentin e Krezmimit tek të rinjtë, ka shprehur edhe mirënjohjen dhe falenderimin e tij të veçantë për çdo misionar, që është treguar i gatshëm për të lënë çdo anagazhim të tij, duke ardhur në këto zona dhe duke ungjillëzuar dhe dëshmuar fenë dhe besimin e Zotit!

Violeta Marashi

18 korrik 2019, 13:40