Porciunkola, zemra e françeskanizmit, në Asizi Porciunkola, zemra e françeskanizmit, në Asizi 

Fretërit e Vegjël: “Thirrja jonë, ndërmjet braktisjes e besnikërisë”

“Thirrja jonë, ndërmjet braktisjes e besnikërisë”. Ky, titulli materialit ndihmës përgatitur nga Fretërit e Vegjël, për të favorizuar e për të ndihmuar formimin e përhershëm brenda Urdhërit, shkrim i realizuar nga Komisioni “Shërbim, në kërkim të besnikërisë e durimit”.

R. SH. - Vatikan

“Thirrja jonë, ndërmjet braktisjes e besnikërisë”. Ky, titulli i materialit ndihmës, përgatitur nga Fretërit e Vegjël, për të favorizuar e për të ndihmuar në formimin e përhershëm brenda Urdhërit. Shkrimi, realizuar nga Komisioni “Në shërbimin të besnikërisë e durimit”, niset nga analiza e të dhënave, që flasin për braktisjet e regjistruara vitet e  fundit.  “Përqindja  e fretërve laikë, që dalin nga Urdhëri, është mesatarisht më e lartë se ajo e fretërve meshtarë. Ndërsa  57% e vllezërve meshtarë, që dalin nga Urdhëri, zgjedhin rrugën e meshtarisë shekullare, domethënë, nga rregulltarë bëhen priftërinj shekullarë”. Nga këto të dhëna, arrihet edhe në përfundimin se pjesa më e madhe e më e rëndësishme (34,6%, domethënë një e treta e shifrës globale), janë fretër meshtarë, që bëhen priftërinj shekullarë.

Duke vërejtur të dhënat, shikojmë se shkaqet e braktisjes duhen kërkuar në kujdesin e pamjaftueshëm ndaj lutjes, posaçërisht asaj personale,   ngarkimit të parregullt me punë të ndryshme dhe marrëdhënieve të vështira vëllazërore. Vërehet edhe se problemi nuk ka lidhje me formimin fillestar, por me atë të përhershëm. Shpesh ndodh që i kushtohet vëmendje shumë më e madhe shërbesës, sesa vëllazërisë. Problemi nuk lidhet me shqyrtimin fillestar, por me konsolidimin e mëpasëm, ose thjesht, me kujdesin e përditshëm për thirrjen, përmes formimit të përhershëm.

Materiali ndihmës shqyrton pikërisht këtë çast krize, duke kërkuar rrugë të reja, që të bindin “të rrish”, e jo “të ikish”, në çastin e vetë krizës. Propozohen edhe udhët, që duhen ndjekur për ta kapërcyer krizën. Një udhë e tillë është të kërkosh ndihmë nga njëri prej sivëllezërve, nga një shoqërues shpirtëror, ose, po të ndjehet nevoja, nga një person me titull profesional (psikologjik ose mjekësor). Nga ana e Urdhërit të Fretërve të Vegjël hamendësohet “mundësia t’i propozohet vëllezërve, që dëshirojnë, një përvojë pushimi e përtëritjeje françeskane”. Të gjitha këto  argumemte të trajtuara nga materiali i ri ndihmës, mund të gjinden edhe në librin: “Atë që kam, po jua dhuroj!”, dëshmi autobiografike e fra Michele Impagnatiello, botuar më 2016-tën.

08 korrik 2019, 15:30