Kërko

 Këshilli i Ipeshkvijve të Amerikës Latine Këshilli i Ipeshkvijve të Amerikës Latine 

Celam: një Komision prej 8 ipeshkvijsh takohet, për të diskutuar lidhur me strukturën e re të organizmit

Do të rishikohet historia e Celam-it (Këshillit Ipeshkvnor Latinoamerikan), parë në dritën e realitetit të sotëm e të kërkesave të reja që burojnë prej tij. Nuk do të mungojë edhe shqyrtimi i mundësisë për organizimin e Konferencës VI të episkopatit latinoamerikan.

R. SH. - Vatikan

Kryesia e Këshillit Ipeshkvnor latinoamerikan (Celam) do të mblidhet së bashku me tetë ipeshkvijtë e ngarkuar për të bashkëpunuar në rishikimin e strukturës së vetë Celam-it me një grup teologësh e specialistësh, që sot e deri më 18 gusht, në Bogotà (Kulumbi).

Qëllimi i takimit, siç lexohet në faqen e internetit të Celam-it, është  shqyrtimi sinodal mbi ardhmërinë e Këshillit kontinental, në dritën e shenjave të kohëve e në mënyrë që veprimet dhe strukturat t’i shërbejnë sa më mirë kumtimit të Ungjillit dhe udhës së Kishës në Amerikën Latine e në Karaibe. Të pranishmit do ta rishikojnë historinë e Celamit, me zanafillën dhe institucionet e saj, parë në dritën e realitetit të sotëm e të kërkesave të reja që burojnë prej tij. Nuk do të mungojë edhe shqyrtimi i mundësisë për organizimin e Konferencës VI të episkopatit latinoamerikan.

17 korrik 2019, 13:27