Kërko

Atë Mario Imperatori, jezuit, profesor teologjie pranë  Fakultetin Papnor të Teologjisë në Italinë Jugore në Napoli. Atë Mario Imperatori, jezuit, profesor teologjie pranë Fakultetin Papnor të Teologjisë në Italinë Jugore në Napoli. 

Atë Mario Imperatori: Seminari Shkodrës bashkëpunim me Fakultetin Teologjik të Napolit

Ipeshkvijtë e Shqipërisë punojnë që Shkolla e Studimeve të Larta të Filozofisë e të Teologjisë në Shkodër, ku formohet meshtarët e ardhshëm, të jetë sa më e kualifikuar. Për këtë kanë deleguar jezuitin Atë Mario Imperatori, i cili për 18 vjet ka punuar në Shkodër si drejtor i kësaj shkolle dhe si profesor i teologjisë dogmatike dhe i historisë së kishës.

R.SH. - Vatikan

Konferenca Ipeshkëvnore Katolike e Shqipërisë po punon që Shkolla e Studimeve të Larta të Filozofisë e të Teologjisë, pranë Seminarit Ndërdioqezan “Zoja Këshillit Mirë” në Shkodër, ku formohet meshtarët e ardhshëm, të jetë sa më e kualifikuar dhe të radhitet në nivelin e simotrave që janë Fakultetet e Filozofisë e të Teologjisë pranë Universiteteve Papnore në Romë e në vende të ndryshme të Evropës.

Për këtë punë, ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë kanë deleguar jezuitin Atë Mario Imperatori, i cili për 18 vjet ka punuar në Shkodër si misionar, si drejtor i Shkollës së Studimeve të Lartë të Filozofisë e të Teologjisë pranë Seminarit Ndërdioqezan “Zoja Këshillit Mirë” në Shkodër e si profesor i teologjisë dogmatike dhe i historisë së kishës.

Ate Mario Imperatori, jezuit
Ate Mario Imperatori, jezuit

Atë Mario Imperatorin e kemi mysafir në studio të Radio Vatikanit – Vatican News, e falënderojmë për vizitën e tij dhe i kërkojnë të na njofton më tepër rreth këtij projekti e bashkëpunimi të rëndësishëm ndërmjet Shkollës së Studimeve të Lartë të Filozofisë e të Teologjisë pranë Seminarit të Shkodrës me Fakultetin Papnor të Teologjisë në Italinë Jugore në Napoli, ku tani Atë Mario Imperatori punon si Profesor i Teologjisë. Në mikrofonin tonë ta dëgjojmë Atë Mario Imperatorin....

Në mikrofonin tonë ta dëgjojmë Atë Mario Imperatorin
25 korrik 2019, 11:21