Zoja e Këshillit të Mirë Zoja e Këshillit të Mirë 

Zoja e Këshillit të Mirë, simbol marian ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë

Zoja e Këshillit të Mirë i mbledh sërish shqiptarët, kësaj radhe, në Vatikan. Nesër, 11 qershor, në orën 15.30, në sallën Markoni të Radio Vatikanit, e ngarkuara me punë në ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Dodaj, organizon një konferencë me temë “Zoja e Këshillit të Mirë, simbol marian ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë”.

R.SH. - Vatikan

Menjëherë pas shtegtimit të shqiptarëve në shenjtëroren e Zojës në Gjenancan, pranë Romës, të dielën e fundit të muajit maj, shqiptarët janë të ftuar tani të reflektojnë mbi përshpirtërinë e tyre mariane, sidomos për fuguren e Zojës, që lidh pazgjidhshmërisht dy brigjet e Adriatikut. Vërtet, më 25 prill 1467, në prag të pushtimit turk të Shkodrës, ajo fugure, sipas traditës, u ngrit fluturim për t’u ndalur më pas në kuvendin e augustinianëve në Gjenacan të Italisë. Po sot, ç’kuptim merr ky shtegtim, në dritën e ardhjes së vazhdueshme të shumë shqiptarëve në Itali e, edhe të shtegtimit të tyre të përvitshëm për t’u gjunjëzuar para Nënës së Këshillit të Mirë? Këtyre pyetjeve do të mundohet t’u japë përgjigje konferenca e nesërme, në Radio Vatikan, Piazza Pia 3.

10 qershor 2019, 12:52