Cerca

Vatican News
Motra saleziane Malvina Doçi me tё rinj Motra saleziane Malvina Doçi me tё rinj 

Motër Malvina Doçi: të rinjtë shqiptarë sa më afër Zotit e Kishës

Takimi me temë “Krishti Jeton” synon që t’i nxisë të rinjtë të takohen me Zotin dhe të krijojnë më shumë ura njohëse të të rinjve me njeri-tjetrit në ndryshueshmërinë e tyre.

R.SH. - Vatikan

Komisioni Kombëtar i Baritores Rinore të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, një herë në dy vite, organizon ditën kombëtare për të rinjtë, duke përfshire të rinjtë nga gjithë Shqipëria. Takimi me temë “Krishti Jeton” synon që t’i nxisë të rinjtë të takohen me Zotin dhe të krijojnë më shumë ura njohëse të të rinjve me njeri-tjetrit në ndryshueshmërinë e tyre. Po më tepër të ndjekim shërbimin e salezianes Motër Malvina Doçi, FMA, Anëtare e Komisionit Kombëtar i të Rinjve.

        KRISHTI JETON

Dita Kombëtare Rinore 2019

CHRISTUS VIVIT, duke u nisur nga Nxitja apostolike pas-sinodale e Papës Françeskut drejtuar "të rinjve dhe të gjithë popullit të Zotit", po ashtu edhe të frymëzuar nga Dita Rinore Botërore për të rinjtë në Panama 2019, ku nga Shqipëria morën pjese 30 të rijn, Komisioni i Baritores Rinore Kombëtare dëshiron që këto dy evenimente që Kisha në nivel botëror ka jetuar së fundmi, të mos kalojnë indiferent nga të rinjtë shqiptarë, por dëshiron t’i ftojë ato të jenë sa më shumë protagonistë në evenimentet që Kisha universale ka menduar dhe vazhdon të mendojnë për të rinjtë, që të ata të ndihen sa më shumë afër Kishës e më të bashkuar me të, siç na thotë Shën Pali: “...sikurse një trup i vetëm ka shumë gjymtyrë e të gjitha gjymtyrët e trupit, edhe pse shumë ‑ nuk trajtojnë veçse një trup të vetëm ‑ ashtu edhe Krishti.” (1 Kor 12,12). Kisha është trupi,  në të cilin Krishti është kreu dhe formon një tërësi me të.  Kështu edhe të rinjtë do të ndiehen brenda Kishës ku janë të thirrur të kontribuojnë dhe të jetojnë fenë e tyre.

Papa Françesku në kapitullin e V të nxitjes apostolike i këshillon të rinjtë që ta ruajnë gjithmonë “lidhjen me Jezusin si mik “Miqësia është kaq e rëndësishme sa që vet Jezusi paraqitet si mik: “Nuk ju thërras më shërbëtorë, por unë ju quajta miq” (Gjn 15,15) 153. Papa Françesku u propozon të rinjve “udhë vëllazërimi” për ta jetuar fenë e tyre. Madje së fundi, i nxit të rinjtë të bëhen “misionarë të guximshëm”, duke e dëshmuar Ungjillin kudo, me jetën e tyre, madje duke shkuar kundër rrymës.

Kujdesi dhe ndjeshmëria e Baritores për të rinjtë synon që të nxisë takimin e të rinjve me Zotin dhe të krijojnë më shumë ura njohëse të të rinjve me njeri-tjetrit në ndryshueshmërinë e tyre.

Komisioni Kombëtar i Baritores Rinore një herë në dy vite organizon ditën kombëtare për të rinjtë duke përfshire të rinjtë nga gjithë Shqipëria. Këtë vit organizimi i kësaj dite do të jetë pak ndryshe nga herët e tjera. Me datë 15 qershor takim do të fillojë në dioqezat përkatëse të të rinjve ku të rinjtë do të kenë një katekezë të udhëhequr nga ipeshkvi i tyre me temën: “Krishti Jeton” dhe së bashku si shtegtarë do të vendosen në udhëtim drejt Shenjtërores së Shna Ndout, në Laç, ku grupet do të jenë të mirëpritu nga Arqiodioqeza e Tiranë-Durrësit dhe të animuar nga Administrata e Jugut.

Siç e përmendëm më lart, ky takim rinor këtë vit do të ketë një format ndryshe nga herët e tjera. Së pari do të jetë vigjilja e lutjes siç organizohet në Ditët Rinore Botërore, ku të rinjtë janë të ftuar të kalojmë natën së bashku në Adhurim dhe lutje. Së dyti Adhurimi është i përgatitur duke u mbështetur tek nga nxitja apostolike e Papa Françeskut CHRISTUS VIVIT, drejtuar të rinjve duke iu referuar pikërisht kapitullit të VI të këtij dokument, kështu të rinjtë kanë mundësi edhe të njihen sado pak me nxitjen apostolike që Papa Françesku ka shkruar kryesisht për ta. “Kumti i madh për gjithë të rinjtë” ky kapitull është përzgjedhur sepse na paraqet tri të vërteta të mëdha: Së pariZoti të do”; së dyti: “Krishti të shëlbon”, dhe e treta: “Ai jeton!” Ky moment është përgatitur dhe do të animohet nga Dioqeza e Sapës. Gjatë natës do të vazhdojë të ketë dëshmi kthimi, rruzare, lutje të organizuara nga grupe të ndryshme të dioqezave dhe këngë meditimi nga bashkësia Shalom, deri në orët e para të mëngjesit të së dielës. Në orën 07.00 do të kremtohet Mesha e Shenjtë e udhëhequr nga Ipeshkvi përgjegjës për baritoren rinore Imzot Ottavio Vitale RCI.         

Motër Malvina Doçi, FMA

                                              Anëtare e Komisionit Kombëtar të të Rinjve

10 qershor 2019, 10:36