Kërko

Vatican News
25 don Leonardo Falco, Rettore del Seminario di Scutari 25 don Leonardo Falco, Rettore del Seminario di Scutari  

Don Leonardo Falco: Seminari i Shkodrës me histori e mision të veçantë për Kishën në Shqipëri

Rektori Seminarit Shkodrës, dom Leonardo Falco: Ky vit ishte një vit i pasur, u festua njëzet vjetori i ndërtesës së re të Seminarit e ishin edhe disa persona të rëndësishëm për vizitë si p.sh Kard. Wong, Atë A. Cencini, etj. Jemi të kënaqur me profesorët dhe edukatorët, por edhe me studentët, ka qenë një vit plot fryte të mira, për çka e falënderojmë Zotin

R.SH. - Vatikan

Viti shkollor dhe ai i formimit të të rinjve që sapo përfundoi, pranë Seminarit ndërdioqezan të Shkodrës “Zoja Këshillit Mirë”, në të cilin një numër të rinjsh ka ndërmarr udhën drejt meshtarisë e jetës së përkushtuar rregulltare. Kujtojmë se sivjet u festua njëzet vjetori i ndërtesës së re të  Seminarit në Shkodër, i cili si institucion ka një histori të lashtë e të lavdishme që filloi më 1859, dhe një mision e kontribut të jashtëzakonshëm për Kishën katolike, për mbarë Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Mjafton të kujtojmë të Lumët Atë Daniel Dajani e Atë Giovanni Fausti e shumë figura tjera të ndritura të këtij Institucioni të rëndësishëm të Kishës katolike në Shqipëri.

Gjatë formimit të seminaristëve, Kisha u krijon kushtet të rinjve për t’i perceptuar me qartësi të veçantë përmasat universale të Kishës dhe dëshirën që Ungjilli i Krishtit të arrijë në të katër anët e rruzullimit, duke hapur shtigje të reja e duke pushtuar zemra të reja njerëzish e popujsh. Pra, në Seminarin e Shkodrës ,  seminaristët i kanë të gjitha mundësitë për të hapur horizonte të reja, me një frymëmarrje ndërkombëtare, universale.

Siç dihet formimi i meshtarit kërkon ndershmëri, përkryerje, ushtrim asketik, qëndrueshmëri e besnikëri heroike, në të gjitha aspektet. Ky është misioni i një Seminari. E në bazë të këtij formimi, është edhe jeta e thellë shpirtërore, e frymëzuar nga lidhja e ngushtë me Zotin, në nivelin personal e në atë të bashkësisë, me një vëmendje të veçantë ndaj kremtimeve liturgjike e ndjekjes së vazhdueshme të sakramenteve.

Nuk duhet harruar se jeta meshtarake kërkon një ecje të përhershme në rrugën e shenjtërisë. E, për t’i shërbyer sa më mirë Kishës, meshtarët kanë nevojë edhe për një formim serioz njerëzor, kulturor e shpirtëror. Prej këndej, Seminari por edhe secili duhet të punojë shumë për krijimin e kulturës personale, fryt i studimit të pasionuar e të vazhdueshëm. Feja, ka një përmasë racionale dhe intelektuale, që është themelore për çdo meshtar. Po t’i kthehemi këtij viti shkollor, pranë Seminarit ndërdioqezan të Shkodrës, që sapo ka përfunduar e mbi ecurinë e këtij viti shkollor dhe frytet e formimitflasim me Rektorin e Seminarit të Shkodrës, dom Leonardo Falco, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit, ta dëgjojmë....

Flasim me Rektorin e Seminarit të Shkodrës, dom Leonardo Falco, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit

Ky vit ishte një  vit i pasur, u festua njëzet vjetori i ndërtesës së re të  Seminarit e ishin edhe disa persona të rëndësishëm për vizitë si p.sh Kard. Wong, Atë  A. Cencini, etj. Nga ana akademike profesorët u angazhuan për të  plotësuar orët ashtu siç e kërkon Ratio Fundamentalis (dokumenti ri që Kisha ka përgatitur). Po ashtu edhe studentët u angazhuan, kush më  shumë  e kush më  pak, e mund të  themi se rezultati i përgjithshëm është  pozitiv.

Sa i përket anës formuese jemi të kënaqur, ngaqë  anëtarët e vitit propedeutik (vit fillestarë  në  Seminarë ) u angazhuan mjaft. Kemi pasur 5 student në studimet e teologjisë (faza dishepullore) e 8  përngjasues që studiuan teologjinë, ndërsa 3 ishin ata që  mbaruan studimet teologjike dhe që përgatiteshin për shugurimin diakonal. Prej këtyre të  fundit, Pashk Ndoj (dioqeza e Lezhës) me datën  29/06/2019 do të  shugurohet diakon e pastaj më 8 gusht Samuell Ramaj (dioqeza Prizren-Prishtinë).

Seminari i Shkodrës është  një  vend me histori të veçantë  për Kishën në  Shqipëri. Një  vend qëndrese e martirizimi, një  vend që  sfidon me shembullin e tij ata që  janë  aty të  pranishëm e më  gjerë . Një sfidë  për formimin e personave, që  të  jenë  meshtarë  sa më  të  mirë  e sa më  të  denjë, sikurse ishte Atë Daniel Dajani (rektor) e sikurse Atë Giovanni Fausti (zv. rektor), që dëshmuan me jetë dashurinë  ndaj Krishtit si dhe besnikërinë  ndaj Kishës .

Dikur bashkë  me Seminarë ishte edhe kolegji Xaverian, që  kishte qëllim më  të  gjerë  formimi drejtuar ndaj të  gjithë  të  rinjve. Ishte shkollë  e mesme, që  sot quhet “Atë  Pjetër Meshkalla” dhe është  nën udhë heqjen e etërve Jezuit, ndërsa seminari iu është  besuar Konferencës ipeshkëvnore të Shqipërisë. “Atë  Pjetër Meshkalla” ka një  nivel mjaft të  lartë , me rëndësi për Shkodrën dhe më  gjerë , për një  formim Integral dhe edukatë  shoqërore për të  rinjtë që të jenë shpresa e vendit.

Janë  disa faktorë , që sa i përket të  ardhmes, po ndikojnë  në  zvogëlimin e numë rit të  thirrjeve të shenjta, e në  fakt vitin tjetër pritet po i njëjti numër me këtë  vit, në mos më  i vogël. Faktorë t kryesorë  janë  kë ta dy: situata e pashpresë në vend, e cila i nxitë  të  rinjtë që të  shkojnë jashtë shtetit; pra mungon materia prima, d.m.th. numri i lindjeve në  familje nuk është më siç ishte dikur. Shpeshherë, deri në momentin e fundit, s’kemi asnjë  të  ri, por Zoti nuk e braktisë  kurrë  Kishën e vet, për këtë duhet të  jemi të  bindur.  

25 qershor 2019, 17:58