Kërko

Shën Mërisë së Amirit (sh. XII), e cila përmban famullinë e Arbëreshëve në Palermo Shën Mërisë së Amirit (sh. XII), e cila përmban famullinë e Arbëreshëve në Palermo 

Simpoziumi tretë i Teologjisë Katolike Lindore në Palermo

Këto bisedime vjetore, kanë për qëllim të ofrojnë një rilexim, nga këndvështrimi lindor, i katër Kushtetutave të Koncilit të Dytë të Vatikanit. Pas ‘Dei Verbum’, (10 mars 2017) dhe ‘Lumen Gentium’ (20 prill 2018), tema e simpoziumit të tretë ishte ‘Sacrosanctum concilium’. Në qendër të këtyre bashkëbisedimeve teologjike ishte, pra, rileximi i kushtetutës së Koncilit II Vatikanit ‘Sacrosantum Concilium’ nga këndvështrimi i Kishës lindore.

R.SH. - Vatikan

Përfunduan fund-javën që kaloi, në Palermo, punimet e simpoziumit të tretë të teologjisë katolike lindore, organizuar nga 10 deri më 11 maj nga Katedra e Liturgjisë Lindore dhe Fakulteti Teologjik i Sicilisë së Palermo-s.

Këto bisedime vjetore, kanë për qëllim të ofrojnë një rilexim, nga këndvështrimi lindor, i katër Kushtetutave të Koncilit të Dytë të Vatikanit. Pas ‘Dei Verbum’, (10 mars 2017) dhe ‘Lumen Gentium’ (20 prill 2018), tema e simpoziumit të tretë ishte ‘Sacrosanctum concilium’. Në qendër të këtyre bashkëbisedimeve teologjike ishte, pra,  rileximi i kushtetutës së Koncilit II Vatikanit  ‘Sacrosantum Concilium’ nga këndvështrimi i Kishës lindore.

Kushtetuta Apostolike ‘Sacrosanctum Concilium‘ mbi liturgjinë e shenjtë është një nga katër kushtetutat konciliare që ka nxjerrë Koncili i Dytë i Vatikanit. Ky dokument trajton liturgjinë e Kishës Katolike dhe është në vazhdimësi me enciklikën ‘Mediatori Dei’ të Papës Piut XII. Qe shpallur solemnisht nga Papa Pali VI më 4 dhjetor 1963. Është baza e reformës liturgjike miratuar nga Koncili II Vatikanit e hyri në fuqi, më 7 mars 1965

Pikërisht mbi këtë dhe argumente tjera folën ekspertë ne Palermo nga vende të ndryshme si Milano, Roma, Greqia, Sllovakia e natyrisht nga Palermo e nga Eparkia e Horës së Arbëreshëve. Po më hollësisht nga Palermo të ndjekim njoftimin e prof. Zef Chiaramonte....

Simpoziumi tretë i Teologjisë Katolike Lindore në Palermo

U mbyllen, të shtunën e kaluar, ne Palermo punimet e Kolokjumit te Trete te teologjisë katolike lindore. Keto Kolokjume  jane bere tashme tradicionale dhe promovohen vit pas viti nga Katedra e Liturgjisë Orientale e Fakultetit Teologjik te Sicilisë, me seli ne Palermo, ne bashkëpunim me Eparkinë  Arbëreshe te Sicilisë. Keto kolokjume arsyetohen ngase duan te japin nje rilexim nga pikëpamja e Kishave lindore te  kushtetutave të Koncilit Vatikan II.  Sivjet Kolokjumi u muar me  kushtetuten Sacrosantum Concilium.

Ne tubim moren pjese Arqipeshkevi i Palermos, Dhespoti i Hores se Arberesheve dhe nje mori profesoresh nga Milano (biblioteka ambrosiane), Roma (Universiteti Gregoriana dhe Instituti Oriental), Sllovakia , Greqia dhe Palermo ( Fakulteti Teologjik). Punimet u mbajtën tek Aula Magna e Fakultetit Teologjik. Diten e pare, kurse diten e dyte te Kisha e Shen Merise se Amirit (sh. XII), e cila përmban famullinë e Arbëreshëve te Palermos.

Profesori i njohur Krispino Valenciano, i cili pati marre pjese në Koncilin II të Vatikanit si ekspert i liturgjise, i mbylli punimet e Kolokjumit me nje pershkrim magjistral mbi mozaiket e kesaj Kishe. Ai tha se mozaiket e kesaj Kishe jane nga me te lartet e mbare botes bizantine dhe jane ndikuar, nga kultura kristiane e Sirise, nga vinte piktori i saj, Gjergji i Antiokise. Nenvizojme se te kjo Kishe ruhen dy tondo, dy portrete me mozaik te protomartireve nga bota Ilire: shën Flori e Lauri.

Zef Chiaramonte nga Palermo, 11 maj 2019

13 maj 2019, 14:54