Kërko

Vatican News
 Zoja që zgjidh nyjet Zoja që zgjidh nyjet  (Vatican Media)

Lutje, Zojës që zgjidh nyjet, në Majin që i kushtohet!

Ndërmjet mijëra lutjeve, në libra e në zemra, zgjodhëm njërën, pak të njohur, por shumë të dëshiruar, kushtuar Zojës që zgjidh nyjet. Ato nyje, që nuk pushojnë duke na e ngatërruar jetën! Zgjidhnai, o Zojë!

R. SH. - Vatikan

Ti ma njeh dëshpërimin e dhimbjen.

E di sa më shtrëngojnë këto nyje, Mari,

Nënë, që Zoti të dha hirin t’i zgjidhësh

nyjet e jetës së bijve të tu.

Po e lë kordelen e jetës sime në duart tua,

Në duart që s’lënë nyje pa zgjidhur.

O Nënë e gjithëfuqishme, me hir

e pushtet për të ndërmjetësuar

pranë Birit tënd, Jezus, Shëlbuesit tim.

Merre sot këtë nyje (kujtoje nyjen, që të është lidhur)

E, për lumni të Zotit, të lutem ta zgjidhësh

E ta zgjidhësh përgjithmonë.

Shpresoj në Ty!

Je e vetmja ngushëlluese, që më dha Zoti

Je fortesë e forcave të mia të ligshta,

pasuri e mjerimit tim,

çlirim nga çdo gjë, që më pengon

t’i përkas Krishtit.

Dëgjoje britmën time!

Më ruaj, më prij, më mbro, ji streha ime

Mari, që zgjidh nyjet, lutu për mua!

Amen!

10 maj 2019, 16:56