Cerca

Vatican News
 Imzot Hil Kabashi gjate Meshes se 50vjetorit meshtarise ne Gjakove, 18 maj 2019 Imzot Hil Kabashi gjate Meshes se 50vjetorit meshtarise ne Gjakove, 18 maj 2019  

50-vjetori i meshtarisë së Imzot Hil Kabashit

Meshtaria e ipeshkvit imzot Hil Kabashit është një dëshmi e veçantë, sipas binomit që ka karakterizuar gjithmonë klerin shqiptar, për Fé e Atdhe. Njohes i mirë i traditës dhe i shpirtit shqiptar, është hallkë lidhëse ndërmjet traditës kishtare e kombëtare shqiptare dhe realitetit të sotëm të botës shqiptare.

R.SH. - Vatikan

Me një kremtim vëllazëror e te perzemert, të shtunën e kaluar në Kishën famullitare Shën Pjetri e Pali në Gjakovë, komuniteti i Etërve Françeskanë të ketij qyteti, me thjeshtësi e përzemërsi françeskane, organizoi kremtimin e 50-vjetorit të meshtarisë së françeskanit, meshtarit e ipeshkvit shqiptar Imzot Hil Kabashit.

Bashkëkremtimi i  Eukaristisë Shenjte, me ipeshkvij nga Kosova, Shqipëria e Mali Zi, eprorë e etër françeskanë, meshtarë, si dhe në praninë e shumë motrave rregulltare e të një numri të madh të popullit të Zotit, qe një lutje falënderimi drejtuar Zotit për dhuratën e meshtarisë dhe, në veçanti, për veprimtarinë baritore kryer nga Imzot Hil kabashi gajte këtyre pesëdhjetë viteve “të para” të shërbimit të jashtëzakonshëm së pari në Kosovë, në Evropë dhe në Shqipëri.

E gjithë jeta dhe veprimtaria meshtarake e françeskanit Imzot Hil Kabashi, nga Kosova në Gjermani si meshtar rregulltar dhe pastaj si ipeshkëv në Shqipëri të Jugut, kur Papa Shën Pali II e shuguroi ipeshkëv Imzot Hil Kabashin më 6 janar 1997 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, e ku shërbeu nga 3 dhjetori 1996 deri mё 15 qershor 2017, është që u karakterizua nga përulësia e thellë e krishterë-françeskane, nga përkushtimi i veçantë në misionin ungjillëzues, nga dashuria dhe shërbimi i pakursyer ndaj Zotit e popullit shqiptar, dhe mbi të gjitha nga befasia, që u përforcua gjatë viteve, e madhështisë së dhuratës së marrë nga Zotit – asaj të meshtarisë - për t’u shërbyer e për t’i dashur njerëzit.

Meshtaria e ipeshkvit imzot Hil Kabashit është një dëshmi e veçantë,  sepse si françeskan dhe përmes misionit tё tij meshtarak ai qe njё hallkë lidhës dhe njё gërshetim i bukur ndërmjet traditës sё lashtё kishtare e tё klerit tё katolik shqiptar dhe tё Kishёs e klerit tё periudhës pas Koncilit II tё Vatikanit e tё periudhës sё pas rënies sё ideologjisë dhe tё diktaturës  socialiste e komuniste nё Kosovёs e nё Shqipёri.

Jeta e misioni imzot Hilit u jetua dhe zbatua sipas binomit që gjithmonë ka karakterizuar  klerin shqiptar, për Fé e Atdhe. E këtë sepse Imzot Hili është njohes i thelle i historisë, traditës dhe  shpirtit shqiptar, e pastaj si meshtar,  natyrisht njohës  i teologjisë, shpjegues, përçues dhe predikatar i veçantë i Ungjillit dhe i thesarit të kombit shqiptar.

Po t’i kthehemi kremtimit të 50-vjetorit të meshtarisë, mbajtur të shtunën e kaluar në Gjakovë, e të dëgjojmë në mikrofonin e dom David Gjugjës  françeskanin Atë Ndue Kajtazin , Gvardian i kuvendit të françeskanëve dhe famullitar i shën Pjetrit e Palit në Gjakovë, ta dëgjojmë.....

Ta dëgjojmë në mikrofonin e dom David Gjugjës françeskanin Atë Ndue Kajtazin
23 maj 2019, 15:25