Kërko

Imzot George Frendo ne studio te redaksise shqipe te Radio Vatikanit me dom David Gjugjen Imzot George Frendo ne studio te redaksise shqipe te Radio Vatikanit me dom David Gjugjen 

Imzot George Frendo: Kisha dhe shoqëria në Shqipëri

imzot George Frendo, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News, tregon për takimin që pati me Papën Françesku, dje në Vatikan, flet, pastaj, për një Kishë katolike plotë gjallëri ne Tiranë, për krizën që po kalon Shqipëria, Kisha katolike e komunitetet fetare te vendit kontribuojnë shumë për mirëvajtjen e shoqërisë dhe për përforcimin e vlerave të përbashkëta.

R.SH. - Vatikan

Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit e kryetari i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot George Frendo, në mikrofonin e redaksisë shqipe, tregon për takimin që pati me Papën Françesku, dje, në përfundim të audiencës së përgjithshme, në Vatikan.

Imzot Frendo, pastaj, flet për solemnitetin e të Shëlbuemit – të Të Ngjiturit të Krishtit në Qiell, që sot kremtohet në Vatikan e për arsye baritor, këtë të diel, në Kishat në Shqipëri e vende tjera.

Imzot Frendo flet për Kishën katolike Shqipëri duke pohuar se është një Kishë në lulëzim, po sot duhet një formim më të mirë i besimtarëve laikë, vetëm kështu mund të përballen sfidat dhe të çohet përpara misioni në vend, ai i dëshmimit të vlerave të Ungjillit në aeropaget e shoqërisë së sotme shqiptare.

Duke iu referuar krizës që po kalon Shqipëria, imzot Frendo shpreh keqardhjen që udhëheqësit politikë të vendit nuk i dëgjojnë thirrjet dhe nuk i pranojnë sugjerimet e krerëve të  Kishës katolike e të komuniteteve fetare të Shqipërisë, për kapërcimin e krizës e për të punuar për të mirën e përbashkët të të gjithëve. Sipas tij, Kisha katolike e komunitetet tjera fetare te vendit kontribuojnë shumë për mirëvajtjen e shoqërisë e përforcimin e vlerave të përbashkëta. Mbi këto e tjera ta dëgjojmë bisedën me imzot Frendo-n në mikrofonin  e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit..

Ta dëgjojmë bisedën me imzot Frendo-n në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit
30 maj 2019, 14:01