Kërko

 La Madonna del Buon Consiglio La Madonna del Buon Consiglio 

Imzot Frendo: bashkimi i shqiptarëve në Genazzano te Zoja Këshillit Mirë, shenjë besimi e vëllazërimi

Të dielën më 26 maj në ora 11.00 do të kremtohet Mesha në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano, të cilën e kryeson imzot George Frendo, President i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë. Sipas një tradite, besimtarët katolikë shqiptarë që janë në Romë e Itali, do të mblidhen së bashku rreth Zojës së Këshillit të Mirë, për t’iu lutur për të mirën e mbarë kombit e vendit.

R.SH. - Vatikan

Sot Kisha katolike përkujton Zojën Ndihmëtare, e të dielën e ardhshme, e diela e fundit e muajit maj, sipas një tradite, besimtarët katolikë shqiptarë që janë në Romë e Itali, do të mblidhen së bashku në Genazzano rreth Zojës së Këshillit të Mirë, për t’iu lutur Nënës Hyjnore, Pajtores qiellore të popullit shqiptar për të mirën e mbarë kombit e vendit.

Pra, të dielën më 26 maj në ora 11.00 do të kremtohet Mesha solemne në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano, të cilën e kryeson imzot George Frendo, President i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë dhe kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit. Do jenë të pranishëm dy meshtarë: koordinatori aktual për besimtarët katolikë shqiptarë në Itali, prifti arbëresh Pasquale Ferraro dhe koordinatori i ri, i sapoemëruar, dom Elia Matija, prift i dioqezës Pistoia, me prejardhje nga Shkodra.

Një ndihmë a ndërmjetësim për situatën e sotme në Shqipëria, këtë të diel besimtarët shqiptarë do t’i kërkojnë Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano, për vendlindjen e tyre. Mbi këtë ngjarje dhe domethënien që ka nderimi i Zojës së Bekuar për besimtarët katolikë,  në studio flasim me imzot George Frendo....

E mbi këtë ngjarje dhe domethënien që ka nderimi i Zojës së Bekuar për besimtarët katolikë, në studio flasim me imzot George Frendo
24 maj 2019, 14:54