Dom Elia Matija Dom Elia Matija  

Dom Elia Matija emërohet nga CEI koordinator për shqiptarët katolikë në Itali

Këshilli i Përhershëm Episkopal i Ipeshkvijve të Italisë ka emëruar Koordinator të ri kombëtar për kujdesit baritor të shqiptarëve katolikë në Itali, meshtarin shqiptar Dom Elia MATIJA, nga dioqeza e Pistoia-s

R.SH. - Vatikan

Këshilli i Përhershëm Episkopal i Ipeshkvijve të Italisë, në seancën e jashtëzakonshme më 22 maj 2019, bëri disa emërime, ndër të cilat po përmendim atë që ka të bëjë me diasporën shqiptare në Itali. Pra, Këshilli i Përhershëm Episkopal i Ipeshkvijve të Italisë ka emëruar Koordinator të ri kombëtar për kujdesit baritor të shqiptarëve katolikë në Itali, meshtarin shqiptar Dom Elia MATIJA, nga dioqeza e Pistoia-s.

23 maj 2019, 15:39