Cerca

Vatican News
Papa Françesku dhe ipeshkvi i Ungrës, imzot Donato Oliverio Papa Françesku dhe ipeshkvi i Ungrës, imzot Donato Oliverio  (Vatican Media)

Arbëreshët në festë, te Papa Françesku, për 100 vjetorin e Eparkisë së Ungrës

Me mikrofonin tonë shkuam në mesin e arbëreshëve dhe të shqiptarëve për të dëgjuar përshtypjet dhe emocionet nga kjo audiencë, e karakterizuar nga përshëndetja e Pashkëve “Krishti u ngjall”.

R.SH. - Vatikan

Ishte ditë feste sot për arbëreshët e Italisë, që u mblodhën në mesditë, në Sallën Pali VI në Vatikan, për t’u takuar me Papën Françesku, në 100-vjetorin e Eparkisë së Ungrës. Me mikrofonin tonë shkuam në mesin e tyre për të dëgjuar përshtypjet dhe emocionet nga kjo audiencë, e karakterizuar nga përshëndetja e Pashkëve “Krishti u ngjall”. Vërtet, një përvojë të tillë dëshmojnë 100 vitet e Eparkisë në ritin katolik bizantin, përvojë ringjalljeje që nga koha kur Papa Benedikti XV vuri themelet e saj. Të dëgjojmë dëshmitë, duke filluar nga ajo e arbëreshëve: Domenico Morelli, Catarina Zuccaro dhe prof. Italo Fortino, nga bashkësia arbëreshe e Romës…

Dëgjo intervistat...

Të pranishëm në Sallën Pali VI edhe autoritetet shqiptare kishtare e civile, si kardinali shqiptar Ernest Simoni, kryeipeshkvi metropolit i Shkodër Pultit, imzot Angelo Massafra, ambasadoret e dy përfaqësive të Shqipërisë në Vatikan e në Itali, punonjës të ambasadave dhe anëtarë të Trupit Diplomatik. Të dëgjojmë Geri Ballon, e cila deri tani ka punuar për kulturën në ambasadën shqiptare në Itali, por paraqitet si kandidate në zgjedhjet evropiane të së dielës 26 maj, dhe disa kandidate të tjera, që paraqiten në zgjedhjet komunale italiane…

Dëgjo intervistat...

T’ia japim tani fjalën Edmond Çalit, pedagog i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Universitetin Oriental të Napolit, si edhe një sërë shqiptarësh dhe arbëreshësh, që komentuan për ne këtë ditë të shënuar të takimit me Papën Françesku…

Dëgjo intervistat...
25 maj 2019, 18:28