Imzot Giovanni Peragine: Krishti Ngjallur na fton ta dëshmojnë dashurinë e Tij
Imzot Peragine: edhe ne sot duhet t’ia kumtojmë të afërmit tonë këtë të vërtetë të fesë e këtë bukuri të jetës, takimin tonë me Krishtin e Ngjallur
R.SH. - Vatikan
Kremtojmë Pashkët e Ngjalljes së Jezu Krishtit. Aleluja! Kjo është Dita e Krishtit Zot! Në këtë ditë realizohen shpresat e njerëzimit. Në mesazhin e Pashkëve 2019, ipeshkvi katolik i Shqipërisë së Jugut, imzot Giovanni Peragine nënvizon rëndësinë dhe bukurinë e kumtit të Ngjalljes së Krishtit, që Kisha në festën e Pashkëve, ia transmeton njerëzimit. Ndërsa shkëmbejmë urimet, t’ì japim njëri-tjetrit, sëbashku me dorën, edhe këtë siguri: “Krishti u Ngjall, me të vërtetë u ngjall! Aleluja!” Edhe ne – shton imzot Peragine – duhet t’ia kumtojmë të afërmit tonë këtë të vërtetë të fesë e këtë bukuri të jetës, takimin tonë me Krishtin e Ngjallur. Po ta dëgjojmë mesazhin e Pashkëve 2019 nga Imzot Peragine...
21 prill 2019, 16:47