Cerca

Vatican News
Imzot Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkëv i Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkëv i Tivarit  

“Festë gëzimi dhe paqeje”: këto janë Pashkët për imzot Gjonlleshajn

“Ringjallja e Krishtit na ndihmon që ta kuptojmë se jemi diçka më shumë se njerëz të thjeshtë”: Mesazhi i Pashkëve, drejtuar besimtarëve katolikë në Malin e Zi, nga kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj.

R.SH. - Vatikan

“Ringjallja e Krishtit na ndihmon që ta kuptojmë se jemi diçka më shumë se njerëz të thjeshtë”. Për kryeipeshkvin e Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshajn, në Pashkët e Zotit gjejnë kuptimin e plotë “të gjitha angazhimet, shërbimet dhe punët tona, kujdesjet dhe vështirësitë, vuajtjet dhe kryqet e përditshme”. Në Mesazhin e sivjetëm, ai i fton të gjithë besimtarët katolikë, në Mal të Zi e në diasporë, ta kremtojnë me gëzim ringjalljen e Krishtit, themeli, baza dhe fillimi i ringjalljes së Popullit të Zotit. Ta dëgjojmë…

Dëgjo mesazhin e imzot Rrok Gjonlleshajt...

Imzot Rrok Gjonlleshaj: Mesazhi I Pashkëve                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                   Tivar, Pashkët 2019

Pashkët ndodhin kur jemi te vendosur për Zotin.

Të dashur meshtarë, rregulltarë/re, të dashur besimtarë këtu dhe në diasporë!

Edhe këtë vit, duke qenë te vendosur për Zotit, me shërbim të përpikët dhe në gëzim të besimtarëve e në rrethana të mira po kremtojmë festat e Pashkëve.

Pashkët – Ringjallja e Zotit tonë Jezu Krishtit është festa - mrekullia më madhe në hisrorinë e njerëzimit, ngjarja më e vjeter dhe më e rëndësishmja, dielli i të gjitha festave, themeli dhe siguria e fesë sonë; është plotësimi i të gjitha shpresave tona, plotësimi i shëlbimit tonë; është ngadhnjimi i plotë i jetës mbi vdekjen, i të mirës mbi të keqen, i dashurisë mbi urrejtjen, i dritës mbi terrin, i gëzimit mbi pikllimin; është festë gëzimi dhe paqëje e cila, me fuqinë e tij hyjnore i mundësoi njeriut të ripërtërtrihet, të shërohet dhe të gjallëron jetën e tij shpirtërore. Pra ngjallja ka futur në histori një përmasë rrënjësisht të re e cila, mund të themi se e ka ndryshuar rrjedhen e saj, sidomos atëherë kur njëriu bujarisht e pranon hirin që i jepet. Kështu ngjallja bëhët kumtimi i parë i fitores përfundimtare të Krishtit në fund të historisë njërëzore, bëhët dhe është zotëruesi i jetës dhe i vdekjes, pra Alfa e Omega.

Nëpërmjet vdekjes Jezu Krishti duroi poshtërimin e skajshëm, ndërsa nëpërmjet Ngjalljes Ai na jep dinjitet, ne dhe gjithë krijesave, duke ndarë më ne ngadhënjimin final dhe lavdinë hyjnore, duke na sjellë nga pragu i dëshpërimit drejt gëzimit të jetës së amshuar.

Ringjallja na ndihmon që ta kuptojmë se jemi diç më shumë se njerëz të thjeshtë. E dimë se, nga kjo ngjarje të gjitha angazhimet, shërbimet dhe punët tona, kujdeset dhe vështërsitë, vuajtjet dhe kryqet e përditshme e kanë marrë kuptimin  e plotë. E kanë vlerën e paqmueshme...

Me Ngjalljen e vetë, Jezu Krishti vetëvetën e ka dëshmuar dhe neve na e ka treguar rrugën për në jetë: pa frikë e dyshim mundemi të shkojmë pas tij, mundemi të jetojmë me të. Ai na e ka dëshmuar se si duhet të jetojmë këtë kohë hiri dhe, çdo moment të jetës ta shëndërrojmë në moment gëzimi e shëlbimi për neve dhe për të tjerët. Kjo edhe është detyra e thirrjes sonë.

Ngjallja e tij është fillimi i ringjalljes së përgjithshme, e të gjithë njerëzve. Mundë të themi, ai nuk ka triumfuar mbi vdekjen vetëm për vete, por për të gjithë që besojnë në Të! Ai nuk ngrihet i vetmi por i pari. Pas tij rreshtohemi ne. Ai është ringjallur për shkakun tonë, që para vetes ta gjejmë të hapur rrugën drejt Hyjit dhe drejt të mirës, mjafton që me fe të bashkohemi me Krishtin.

Ringjallja e tij është themeli, baza dhe fillimi i ringjalles sonë. Më këtë, shpresa jonë për jetë, përjetësisht është e themeluar dhe e vërtetuar. Ngjallja e Jezu Krishtit është garanca e madhështisë, e lumturisë dhe e ngjalljes tonë. Për këtë ia vlenë: në Krishtin të besojmë, më Te dhe për Te të jetojmë, Atij ti shërbejmë dhe kështu ta sigurojmë lumturinë e amshuar për vete dhe për të tjerët. 

Të gjithë juve, si dhe besimtarëve këtu dhe në diasporë, ju thërras që, më gëzim të këndojmë: Aleluja.

 Përshumë mote PASHKËT!

+ Rrok Gjonlleshaj 

20 prill 2019, 20:10