Kërko

Imzot Gjergj Meta., ipeshkvi i Rrëshenit Imzot Gjergj Meta., ipeshkvi i Rrëshenit 

Imzot Gjergj Meta: Ringjallja e Krishtit na nxit të mos e humbim shpresën

Problemet e Mirditës e kremtimet e Pashkëve, në intervistën e don David Gjugjës me ipeshkvin e Rrëshenit, imzot Gjergj Meta.

R.SH. - Vatikan

Veçoria e Pashkëve në Mirditë është se kthehen emigrantët për t’i kremtuar festat në vendlindje. Në një vend, që e ka 65% të popullsisë jashtë territorit, kjo do të thotë bashkim i familjeve e festim i Pashkëve sipas frymës së vërtetë të tyre, në gëzimin e përbashkët për ringjalljen e Krishtit. Në bisedën e tij me don David Gjugjën, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta vë në dukje këtë veçori dhe u bën të gjithëve urimet për Pashkë të bardha, duke u kërkuar të mos e humbasin shpresën, për shkak të gjendjeve të vështira që përjetojnë. Ta dëgjojmë…

Dëgjo intervistën me imzot Gjergj Metën...
20 prill 2019, 09:51