Kërko

 Jezusi dhe gruaja e pabesë Jezusi dhe gruaja e pabesë 

Meditim kreshmor: “Logjika e gjarpërit-e logjika e Zotit”

Meditimi i mëposhtëm mund të na shoqërojë mbasi të jemi kunguar në këtë kohë pendestare: pas takimit të gjallë, prekës, të drejtpërdrejtë me Jezusin. Sepse drejtpërdrejt e marrim nga duart e Zotit bukën e thyer, dhuratë e jetës, Korp edhe Gjak i Tij. E pajisemi me logjikën e Jezusit!

R. SH. - Vatikan

Shfletojmë Ungjillin e dielës së 5-të të kohës së Kreshmëve, në të cilin Gjoni ( 8,1-11) na propozon takimin e Jezusit me skribët e farisenjtë qё ia sollën para një grua të zënë në kurorëshkelj, duke kёrkuar dёnimin dhe vrasjen me gurё. Jezusi, duke falur gruan, na mёson se vetëm falja hyjnore dhe dashuria e Zotit, e pranuar me zemër të hapur e të sinqertë, na japin forcë t’i bëjmë ballë së keqes e të mos mëkatojmë më.

Meditimi i mëposhtëm mund të na shoqërojë mbasi të jemi kunguar në këtë kohë pendestare: pas takimit të gjallë, prekës, të drejtpërdrejtë me Jezusin. Sepse drejtpërdrejt e marrim nga duart e Zotit bukën e thyer, dhuratë e jetës, Korp edhe Gjak i Tij. E pajisemi me logjikën e Jezusit!

Meditim

Eshtë grua e çarmatosur

ajo, që para këmbëve tua, Jezus

e flakin farizenjtë.

Pas fytyrave të tyre  fshihet

dinakëria e gjarpërit.

E gruaja fatcube

që lindi mbi tokën me gurë

 e me gurë do të mbarojë,

sheh ëndrra  të tmerrshme syçelë,

në pritje për t’u bërë

një grumbull gurësh

të përgjakur.

Si kishte arritë deri këtu!?

Ta mbysnin këta burra,

që deri dje e patën ledhatuar?

E s’ju duk aspak mëkat?

Si mund ta shikonin

ballë për ballë!?

Thua kishin helmin në gjak,

sepse i zuri gjarpëri?

Po ëndrra  u këput!

Njeri prej tyre e mori gurin…..
Nuk mund të mohohet:

u zu në mëkat.

E di, prandaj, ç’ e pret:

do të mbytet me gurë!

E flakin para këmbëve tua, Jezus,

që ta gjykosh!

Rreth Teje skribë e farizej

që e dinë si punon ligji,

prandaj të venë në provë.

Duan ta dinë se deri ku

mund të shkojë kjo mëshira jote

për publikanë e mëkatarë

e der’te gruaja që gaboi

mes etjes për jetë

e mëkatit …

E para do të jetë mrekulluar

pikërisht kjo grua

nga sjellja jote, o Zot!

Pse s’e dënove sakaq?

Pse s’hodhe gurin e parë

përmbi atë trup

përpëlitur nga tmerri

i fundit çnjerëzor

që s’e pranon as guri?

Pse s’e zbatove

sakaq Ligjin e lashtë?

Nuk e zbatove!

e i tregove botës:

botës sate e sonës,

që pret me gurë në dorë

tjetrin ta kthejë në muranë,

se duhet të  shikojmë vetveten,

e pastaj gruan;

fajet e mëkatet tona,

pastaj ta marrim gurin në dorë

për të gjuajtur tjetrin a tjetrën.

E të mos harrojmë se Ti,

nuk erdhe për të na gjuajtur me gurë,

po për të na hapur,

si i hape gruas

dhe pse e zënë në mëkat,

një udhë të re.

Udhë që na mëson

o Zot i mirë,

të mos jemi skllevër të ligjit,

për të qenë të lirë!

06 prill 2019, 10:47