cappella redemptoris mater nella ii loggia del palazzo apostolico in vaticano cappella redemptoris mater nella ii loggia del palazzo apostolico in vaticano 

Kumti i Pashkëve: ngadhënjimi i Zotit të Ngjallur

Kumti i Pashkëve: ngadhënjimi i Zotit të Ngjallur/ Të galdojë kori i engjëjve,/ të gazmojë bashkënia qiellore;/ një himn lavdie ta përshndesë / ngadhënjimin e Zotit të Ngjallur!

R.SH. - Vatikan

Kumti i Pashkëve: ngadhënjimi i Zotit të Ngjallur

Të galdojë kori i engjëjve,
të gazmojë bashkënia qiellore;
një himn lavdie ta përshndesë
ngadhënjimin e Zotit të Ngjallur!

Të gazmojë toka, rrethuar
me rrezet e ndritshme të Zotit.
Drita e Mbretit të amshuar
e mundi errësirën e botës.

Kisha Nënë të galdojë
plot dritë nga lumnia e Zotit,
të tundet Tempulli nga tingujt
nga thirrjet e popullit në festë.

E ju, o vëllezër të dashur,
nën rrezet e kësaj drite,
mëshirën e Zotit kërkoni.
Dritën e Atij që na thirri,
dhe pse s’e meritojmë,
na zgjodhi t’i shërbejmë,
shkëlqimit të tij të mrekullueshëm,
e brohorisë së përkryer,
të ditës kur Zoti u ngjall!

Benedikti XVI: Nga Mesha e Natës së Pashkëve.

21 prill 2019, 17:23