Domenica delle Palme - Gesù entra a Gerusalemme Domenica delle Palme - Gesù entra a Gerusalemme 

E diela e Larit: Jezusi ngjitet në Jeruzalem

Jezusi, ngjitet në Jeruzalem për të plotësuar Shkrimin e Shenjtë e për t’u gozhduar në drurin e Kryqit, mbretëria, nga ku do të mbretërojë përgjithmonë.

R.SH. - Vatikan

E Diela e Larit, ёshtë dita e Paqes për botën mbarë, kumbojnë kambanat në festë, vrapojnë fëmijët me rrema ulliri në duart e njoma. Pëllumba të bardhë, simbol i paqes, rrahin flatrat drejt qiellit. Është festa e ngadhënjimit të Zotit: qiej edhe tokë i pushton! Është Dita e Larit: të galdojmë e të kremtojmë! Është festa që pas vdekjes, i prin kumtit të madh të Ringjalljes.

Pra, t’i përgjigjemi me dhurimin e vetvetes, dhuratës më të madhe që Jezu Krishti do të na bëjë sërish gjatë kësaj Jave të Madhe të Pashkëve. Kështu Kisha, gjatë riteve liturgjike dhe Meshës në të Dielën e Larit, qё kremtohet kudo nё botё, na fton tё imitojmё Jezusin.

Tre, çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit a Dielёs sё Luleve: procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, që lartohet drejt qiellit, bekimi i tyre para kremtimit tё Meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё Fjalёs, kujtimi i Mundimeve të Zotit tonë Jezu Krisht.

Jezusi, ngjitet në Jeruzalem për të plotësuar Shkrimin e Shenjtë e për t’u gozhduar në drurin e Kryqit, mbretëria, nga ku do të mbretërojë përgjithmonë. Hosana! I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit! Biri i Davidit! Mbreti i Izraelit!

Ngjitu në Jeruzalem, Jezus,
shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtarët. 

Ngjitu në Qytetin Shenjt
ku të presin mundimet e vdekja,
pse dashurinë që ti ke për ne
s’ka forcë në botë ta ndalojë!

S’mund ta ndalojë as dhuna
e as poshtërsia njerëzore.
Shtegtimi yt cak tjetër s’ka: 
mbaron këtu!

Në këtë vend do të bësh dëshmi
duke dhuruar jetën.
Ti e di mirë ç’të pret: 
Tmerri e terri e dhimbja,
tradhtia e braktisja.

Të pret kodrina e Kalvarit,
kryqi të pret e gozhdët janë gati.
Përpara të gjithëve ti do të lartohesh,
mbi kryqin e lagur me djersë e me gjak…
pas pak…

Po tash për tash njerëzia që të njohu,
që të pa e të dëgjoi e mbrapa po të ndjek
të shpreh veç entuziazëm.

E bën këtë me gjestet e të varfërve
të cilët, të çuditur, njohin Dikë, 
dikë që i do, dikë që i mbron,
dikë që i rrethon me kujdes,
që i shikon me mëshirë. 

E e bën me fjalë në të cilat 
zëri i profetëve jehon 
thellësive të kohës. 

E ti e ndjen si përmbushet
premtimi i bërë ç’prej kahmot.
Ata brohorasin!

Si mund t’i bësh të heshtin?
Për këtë ke ardhur,
Që të dhurosh jetën
për jetën,
për ta për shëlbimin e botës.

12 prill 2019, 19:07