Kërko

Bandiera Unione Europea, Europa Bandiera Unione Europea, Europa 

Zgjedhjet evropiane. Ipeshkvijtë e Francёs, Gjermanisë dhe Zvicrës: "Të jesh bashkë është më mirë se të jesh vetëm"

Zgjedhjet evropiane. Ipeshkvijtë e Francёs, Gjermanisë dhe Zvicrës: "Të jesh bashkë është më mirë se të jesh vetëm"

R.SH. - Vatikan

Në kuadrin e zgjedhjeve evropiane në fund të majit, presidencat e Konferencave Ipeshkёvnore Katolike të Gjermanisë, Francës dhe Zvicrës organizuan një takim në Paris mbi "të mirën e përbashkët evropiane" ku morën pjesë 80 pjesëmarrës nga të tre vendet. Ligjëruesit ishin historianë dhe ekonomistë, teologë, ipeshkvij, gra dhe burra të angazhuar në politikë. Një dialog me zëra të shumtë për të kuptuar se çfarë po ndodh në Evropë, cilёt skenarë të ardhshëm mund të hapen dhe si çka duhet bёrё pёr t’u kthehen në skenën botërore si protagonistё.

Procesi i vështirë i Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, tendencat nacionaliste që shkundin shtetet e ndryshme të kontinentit tё vjetёr, por mbi të gjitha largimi i njerëzve nga institucionet evropiane që duken gjithnjë e më të huaj dhe teknoktratike.

Nocioni i së mirës së përbashkët nuk është më nё pah dhe Evropa sot ka nevojë të gjejë një hov të ri, një perspektivë tё re. Për këtë arsye, në kuadrin e zgjedhjeve evropiane në fund të majit, presidencat e Konferencave Ipeshkёvnore Katolike të Gjermanisë, Francës dhe Zvicrës kanë promovuar një takim në Paris mbi "të mirën e përbashkët evropiane" në të cilën marrin pjesë 80 pjesëmarrës nga të tre vendet.

Ligjëruesit janё profesorë tё universiteteve, historianë dhe ekonomistë, teologë, ipeshkёvij, gratë dhe burrat tё përfshirë në politikë, si ish-ministri gjerman i mbrojtjes Thomas de Maizière, ish-kryeministri italian Enrico Letta dhe ish-deputetja Sylvie Goulard. Një dialog shumë zërash për të kuptuar se çfarë po ndodh në Evropë, cilёt skenarë të ardhshëm mund të hapen dhe çfarё duhet bёrё pёr t’u kthyer në skenën botërore si protagonistё .

26 mars 2019, 12:58