VATICAN-POPE-AUDIENCE-RELIGION VATICAN-POPE-AUDIENCE-RELIGION 

Urimet e Imzot Massafrës Papës, me Françeskun në periferitë e shoqërisë

Kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra uron Papën Françesku dhe e falënderon për afërsinë, nxitjen e udhëheqjen e Kishës gjurmëve të Bariut të Mirë. Imzot Massafra kujton mesazhin e Papës Bergoglio, që kujton se njerëzimi është një familje e vetme e Zotit, e pastaj nënvizon kujdesin e veçantë të Atit Shenjtë për periferitë njerëzore të shoqërisë së sotme, ku “jemi si dora e Zotit”.

R.SH. - Vatikan

Sot kremtohet gjashtë vjetori i zgjedhjes së Jorge Mario Bergoglio në selinë papnore. Pra, më 13 mars, gjashtë vjet më parë. Kryeipeshkvi i Buenos Ajresit Jorge Mario Bergoglio në konklavin e kardinajve u zgjodh si 265-i Pasardhës i Pjetrit: i pari jezuit, i pari latinoamerikan dhe i pari Papë me emrin Françesku.

Në Vatikan, nga e gjithë bota i kanë ardhur Atit të Shenjtë Françeskut mesazhe të shumta urimi, jo vetëm nga njerëz e besimtarë të thjeshtë por edhe nga autoritete shtetërore, civile e fetare të mbarë botës. Edhe shqiptarët, i kanë shpreh Atit të Shenjtë Bergoglio urimet, me të cilat bashkojmë zërin edhe ne si redaksi e gjuhës shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News: “Gëzuar, Atë i Shenjtë Françesku!” E në 6-vjetorin e zgjedhjes së Papa Françeskut në fronin e Shën Pjetrit, e gjithë bota katolike shtrëngohet rreth krye Bariut të vet, në këtë moment të veçantë për jetën e Kishës dhe të botës.

Kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra uron Papën Françesku dhe falënderon për afërsinë, nxitjen dhe udhëheqjen e Kishës gjurmëve të Bariut të Mirë - Jezu Krishtit. Imzot Massafra kujton posaçërisht mesazhin e Papës Bergoglio, që na mëson se mbarë njerëzimi është një familje e vetme e Zotit, ne jemi vëllezër e, pastaj nënvizon kujdesin e veçantë të Atit Shenjtë Bergoglio për periferitë njerëzore të shoqërisë së sotme, ku ne duhet të “jemi si dorë e Zotit” , po t’i dëgjojmë urimet e Imzot Angelo Massafrës në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News....

T’i dëgjojmë urimet e Imzot Angelo Massafrës në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News
13 mars 2019, 14:55