Cerca

Vatican News
 Shndërrimi i Krishtit Shndërrimi i Krishtit 

Shndërrimi i Krishtit

E Diela II e Kreshmëve na kujton lidhjen e fuqishme të Besëlidhjes me Eukaristinë. E edhe sa shumë duhet t’i vlerësojmë aktin pendestar dhe thyerjen e bukës.

R. SH. - Vatikan

E diela II e Kreshmëve. Nga Ungjilli shenjt sipas Lukës (Lk 9, 28-36)

Në atë kohë, Jezusi mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin e u ngjit në mal për t’u lutur. Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima. Kur qe, dy njerëz po bisedonin me të! Ishin Moisiu dhe Elia. Ata u dukën të rrethuar me lavdi e bisedonin me të për kalimin e tij nga kjo jetë që do ta bënte së shpejti në Jerusalem. 
Pjetrin dhe shokët e tij i kishte lodhur gjumi, por qëndruan zgjuar dhe e panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që po qëndronin me të”.

Lutje:

Atë ditë, mbi Mal, ti, Jezus,

për provën e madhe

apostujt i gatite;

për provën e mundimeve

e të vdekjes së tmerrshme.

Atë ditë ti u tregove

fytyrën tënde të shpërfytyruar

larë me gjak…

që të mund t’i shihnin tiparet

e Birit të Zotit,

të njeriut të dhimbjes,

edhe në të dënuarin,

të mbërthyerin me gozhda

përmbi kryq.

Atë ditë ti fole

me Moisiun, prijësin e madh,

e me Elinë, profetin,

që të zhdukje çdo dyshim,

përmbi misionin tënd,

mbi Planin besuar nga Ati:

Plan, që kalonte

nëpër shtigjet e një kodre,

nëpër Golgotë,

te Kodra e Rrashtave!

Atë ditë, mbështjellë me re

Apostujt e dëgjuan,

dhe e kuptuan, një zë,  që shungullueshëm

zbriste nga lart:

“Ky është im Bir, i zgjedhuri,

Dëgjojeni!”.

Kjo ditë  duhet të mbetej në kujtesë

si ditë hiri, si ditë  takimi,

si gjurmë, që nuk shlyhet

mbi çdo shpirt;

edhe dhuratë

për rrugë të gjatë,

më të vështirën rrugë.

Pse mali yt i shndërrimit

o Zot i mbërthyer mbi kryq,

është edhe i shndërrimit tonë

ku mund të arrijmë,

vetëm si të jemi ngjitur

mbi kodrën e Golgotës…

16 mars 2019, 12:14