Kërko

Udha Kryqit prane amfiteatrit romak Koloseut Udha Kryqit prane amfiteatrit romak Koloseut 

Dioqeza Romёs, mё 21 mars, takim lutjeje nё përkujtim tё misionarëve martirë

"Edhe këtë vit - pohon ipeshkvi ndihmë i Romёs, Imzot Gianrico Ruzza – dioqeza e Romës do të takohet edhe njё herё për të kremtuar Ditën e Lutjes dhe tё agjërimit në përkujtimin e misionarëve martirë (24 mars). Kujtojmё se gjatë vitit 2018, janё vrarё dyzet dëshmitarë tё Krishtit e Ungjillit: ёshtё fjala pёr 35 priftërinj, 4 laikë dhe një seminarist ".

R.SH. - Vatikan

Vikari i dioqezës sё Romës, kardinali  Angelo De Donatis, mё datёn 21 mars do të udhëheqë marshin dhe vigjiljen e lutjes, nё përkujtim tё misionarëve martirë, organizuar nga dioqeza e Romës - në veçanti nga Caritasi  Romës, Qendra dioqezane për bashkëpunimin  misionar ndërmjet Kishave, Zyra dioqezane Migrantes dhe Komuniteti i Shёn Egjidit.

Takimi është caktuar mё 21 mars në ora 18:00 pranё amfiteatrit romak Koloseum, nё Romё. Gjatё takimit tё lutjes, do të ketë një video dëshmi, realizuar nga Don Stefano Cascio, famullitar i Shёn Bonaventurës në Torre Spaccata, nga vëllai Jean Pierre Schumacher, i vetmi qё mbijetoi nga masakra e Thibirines në Algjeri: natën midis 26 dhe 27 marsit tё vitit 1996 kur shtatë murgjë trappistë u sekuestruan  nga manastiri tyre dhe më pas u vranë më 21 maj tё tё njëjtit vit. Rregulltarët, së bashku me ipeshkvin Pierre Claverie dhe 11 dëshmitarë të tjerë të fesё sё krishterë, u shpallen tё Lumё më 8 dhjetor 2018 në Algjer.

"Edhe këtë vit - shpjegon ipeshkvi ndihmës i sektorit të Qendrës dhe Sekretar i Përgjithshëm Vikariatit tё Romёs, Imzot Gianrico Ruzza – dioqeza e Romës do të takohet edhe njё herё për të kremtuar  Ditën e Lutjes dhe tё agjërimit në përkujtimin e misionarëve martirë (24 mars). Kujtojmё se gjatë vitit 2018,  janё vrarё dyzet dëshmitarë tё Krishtit e Ungjillit: ёshtё fjala pёr 35 priftërinj, 4 laikë dhe një seminarist ".

16 mars 2019, 12:28