Kërko

Vatican News
 Jezu Krishti i tunduar nga djalli, në shretëtirë Jezu Krishti i tunduar nga djalli, në shretëtirë 

Meditim kreshmor: “Në shkretëtirë, me Jezusin e tunduar nga djalli”

Hyjmë në ravgimin e Krishtit në shkretërirë, 40 ditë me radhë, duke shfletuar Ungjilli Shenjt, sipas Lukës: Në shkretëtirë, ku të priu vetë Shpirti,/ me fund provove, Jezus,/ ç’do të thotë të jesh njeri:/ njeri - që ka uri, e do të hajë,/ që e josh sundimi,/ e do pushtet e pasje!/ Njeri, që kërkon mbrojtje/ nga sëmundja, nga rreziku/ nga gjitha të këqijat/ që i varen përmbi kokë!

R.SH. - Vatikan

Me tё Dielёn e Parё tё Kreshmёve, hyjmë në ravgimin e Krishtit në shkretërirë, 40 ditë me radhë, duke shfletuar Ungjillin Shenjt, sipas Lukës e medituar:

 Në atë kohë, Jezusi, plot me Shpirtin Shenjt, u kthye prej Jordanit dhe Shpirti e çoi në shkreti, ku, për dyzet ditë, e tundoi djalli. Ndër ato ditë nuk hëngri asgjë e, kur ato kaluan, pati uri.  Atëherë djalli i tha: “Nëse je Biri i Hyjit, urdhëroj këtij guri të bëhet bukë.” Jezusi i përgjigj: “Thotë Shkrimi shenjt: ‘Njeriu nuk mund të jetojë vetëm me bukë’.” 
Atëherë e ngriti lart dhe, për një çast, ia dëftoi të gjitha mbretëritë e botës, e i tha: “Ty do ta jap të gjithë këtë pushtet dhe lavdinë e tyre,... Nëse, pra, ti përkulesh në adhurim para meje, do të jetë krejt jotja.” Jezusi i përgjigj: “Shkrimi shenjt thotë: ‘Adhuro Zotin, Hyjin tënd, dhe vetëm atij shërbej’!”
Atëherë e çoi në Jerusalem, e vuri në majë të Tempullit e i tha: “Nëse je Biri i Hyjit, hidhu prej këtu poshtë,…..” Jezusi i përgjigj: “Por u tha edhe: ‘Mos e tundo Zotin, Hyjin tënd’!” 

Meditim:

Në shkretëtirë, ku  të priu vetë Shpirti,

me fund provove, Jezus,

ç’do të thotë  të jesh njeri:

njeri - që ka uri, e do të hajë,

që  e josh sundimi,

e do pushtet e pasje!

Njeri, që kërkon mbrojtje

nga sëmundja, nga rreziku

nga gjitha të këqijat

që i varen përmbi kokë!

Në shkretëtirë, ku të priu vetë Shpirti,

tunduesi të ndoqi mbas

ndër lugje të shkreta

të ndoqi e s’t’u nda e të këshilloi

krejt ndryshe nga Ati qiellor;

Madje të foli me fjalët e Shkrimit Shenjt

pa e harruar fare se fliste

me vetë të Birin e Zotit.

Çka e dallon misionin tënd atëhere?

Mbarë bota, që të premtohet,

apo besimi në Atin,

pa luhatje?

Forca, pasja, pushteti?

Apo  dhurata e dashurisë pafund?

Në shkretëtirë, ku të çoi vetë Shpirti,

Ti  e zgjodhe rrugën.

Vure kufijtë e qenies sonë

për sot dhe nesër…

Me fije të jetës sate

ende pëlhurën e amshimit.

që do ta ruaje besnikërisht

deri në fund të fundit…

Deri në ditën e tmerrshme,

kur Ti, pikërisht Ti,

i Biri i Zotit,

do ta provoje, më keq se ne

ç’do të thotë braktisje,

e vuajtje, e varrë,

e korp i larë në gjak,

e mbushë me plagë,

gozhduar krejt pa mëshirë…

Nësa i hapet para

tuneli i zi i vdekjes,

gryka e tmerrshme e varrit…

Në shkretëtirë, ku ravgon sot,

lutu për ne

që të mund ta kryejmë

endjen nëpër shkretëtirat tona

pa u luhatur,

me të njëtin hap, të njëtin besim në Atin!

Me të njëjtën shpresë,

që  di ta mundë tundimin,

e t’i bëjë ballë dhe kryqit!

Deri te hiri e Pashkëve.

Deri kur të shkrihet dëbora,

 e Ti të zbresësh nga kryqi

E të ndizen mijëra yje,

me gishta rrezesh

që na tregojnë Parajsën tënde!

e vetmja forcë

që u bën ballë moteve…

08 mars 2019, 15:47