Cerca

Vatican News
Copertina dell'Esortazione apostolica di Papa Francessco Gaudete et exsultate Copertina dell'Esortazione apostolica di Papa Francessco Gaudete et exsultate 

Imzot Massafra: Kreshmët sipas “Gaudete et exsultate” (Gëzohuni e galdoni), udhës së shenjtërimit

Kokumenti papnor na kujton se shenjtërimi i njeriut të thjeshtë, arrihet duke jetuar lumnitë ungjillore: kjo është edhe rruga kryesore e “kundër rrymës” në krahasim me botën bashkëkohore. Shenjtorë mund të bëhemi të gjithë.

R.SH. - Vatikan

Kryedioqeza e Shkodër-Pultit, me nismën e imzot Angelo Massafrës, kuadrin e kohës së Kreshmëve, organizoi takimin  e parë dioqezan kushtuar paraqitjes së Nxitjes Apostolike të Papës Françesku “Gaudete et exsultate”, mbi temën e shenjtërisë drejtuar të gjithë besimtarëve në shoqërinë bashkëkohore. “Për të qenë shenjt, nuk është e nevojshme të jemi ipeshkvij, meshtarë, rregulltare apo rregulltarë”. “Të gjithë jemi të thirrur të jemi shenjt, duke jetuar me dashuri e duke ofruar, secili, dëshminë e vet në veprimtaritë e përditshme”, kështu pohohet, mes tjerash, në Nxitjen Apostolike të Papës Françesku “Gaudete et Exsultate” (Gëzohuni e galdoni).

Mbi këtë dokument të rëndësishëm të Papës Françesku, dje gjatë takimit, që u mbajt në Shkodër, nën  drejtimin e Znj. Loreta Tomaj, folën Atë Gamzend Tinaj dhe dom Lorenzo Carlo Rossetti. I pranishëm kryeipeshkvi imzot Massafa, Nunci Apostolik në Tiranë, imzot Charles John Brown, meshtarë, rregulltarë e motra rregulltare edhe një numër besimtarësh nga të gjitha komunitetet e famullive kishtare të kryedioqezës Shkodër-Pult.  

Thirrja për shenjtërimin e jetës në shoqërinë bashkokohore është universale, prandaj ajo vlen për gjithë të krishterët, këtë na kujton, mes tjerash, dokumenti papnor duke kujtuar  se shenjtërimi i njeriut të thjeshtë, arrihet duke jetuar lumnitë ungjillore: kjo është edhe rruga kryesore e “kundër rrymës” në krahasim me botën bashkëkohore. Shenjtorë mund të bëhemi të gjithë, sepse Kisha na ka mësuar se kjo është thirrje universale dhe e mundshme për çdo njeri, siç tregojnë shenjtorët e shumtë – njerëz si të tjerët. Jeta e shenjtërisë është e lidhur ngushtë me jetën e mëshirshme, “çelës për portat e qiellit”. Po mbi këtë nismë, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News të dëgjojmë imzot Angelo Massafrën...

Imzot Massafra: Kreshmët sipas “Gaudete et exsultate” (Gëzohuni e galdoni), udhës së shenjtërimit
14 mars 2019, 16:52