Dom Lush Gjergji Dom Lush Gjergji 

Dom Lush Gjergji, në 70 vjetorin e lindjes, një jetë për Zotin dhe popullin

Dioqeza Prizren-Prishtinë, dje më 21 mars, festoi ditëlindjen e 70-të të Vikarit të Përgjithshëm të kësaj Kishe dioqezane, dom Lush Gjergjit. Për këtë rast u kremtua Mesha në Katedralen Shën Nënë Terezë, në Prishtinë, u organizua një mbrëmje kulturore dhe një tryezë vëllazërore. E gjithë kjo për të falënderuar Zotin për dhuratën e një meshtari të veçantë, si dom Lush Gjergji, që dëshmoi Ungjillin e Krishtit dhe përhapi vlerat e vëllazërimit e të pajtimit.

R-SH. - Vatikan

Dioqeza Prizren-Prishtinë, dje më 21 mars, festoi ditëlindjen e 70-të të Vikarit të Përgjithshëm të kësaj Kishe dioqezane, dom Lush Gjergjit. Për këtë përvjetor të ditëlindjes u kremtua Mesha në Kishën Katedrale Shën Nënë Terezë, në Prishtinë, pastaj u organizua një mbrëmje kulturore dhe një tryezë vëllazërore.

E gjithë kjo për të falënderuar Zotin për dhuratën e një meshtari të veçantë të kësaj Kishe dioqezane, si dom Lush Gjergji, i cili me veprimtarinë e tij meshtarake dëshmoi Ungjillin e Krishtit dhe përhapi vlerat e vëllazërimit e të pajtimit. Siç tha edhe ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji “Në 70 vjetorin e lindjes së mons Lush Gjergjit, falënderojmë Zotin për të gjitha dhuratat e të mirat që na ka falur gjatë kësaj kohe, e një nga këto dhurata është edhe  mons Lush Gjergji, i cili me veprimtarinë e tij madhore dëshmoi Krishtin e kultivoi vëllazërimin në trevat tona”. Po më hollësisht nga Prishtine të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Nga Prishtine të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.

70 vjetet e bekuar të priftit te veçantë te Kosovës, mons Lush Gjergjit

Mons. Lush Gjergjin, apo dom Lushin siç e njeh populli i Kosovës, e vlerësojnë e çmojnë  te gjithë pa dallim besimi, e respektojnë dhe e duan për faktin se dom Lushi njihet jo vetem si prift i zellshem i Kosoves, por edhe shkrimtar, publicist, e veprimtar i dalluar e sidomos ne vitet e 9o me pajtimin e gjaqeve. Ai eshte biografi më i njohur shqiptar i Nene Terezës, redaktor e përgjegjës i revistës “Drita”, Vikar i Përgjithshëm i dioqezës Prizren-Prishtine e aktualisht edhe drejtor i Radio Marrisë ne Kosove.  Po ashtu, dom Lushi ishte kryetar i SHBH “Nena Tereze” qe ne vitet me te renda mbajti gjalle me buke, veshmbathje dhe me ilaçe popullin e Kosovës. Dom Lushi njihet edhe si bashkëpunëtor i ngushte i ipeshkvijve, se pari imzot Nike Preles, imzot Mark Sopit, e tash te imzot Dode Gjergjit. Por, mbi te gjitha, dom Lush Gjergji ne Kosove njihet si bashkepunetor i Presidentit Rugova, lider që beri vendosi lidhje të forte me Seline e Shenjte dhe Papën Gjon Pali II, si dhe ndërkombëtarizojë çështjes se rende e te përvuajtur te popullit te Kosovës, i okupuar nga regjimi serb gjate viteve te 90 ta.

E gjithë kjo veprimtari shumdimensionale e mons Lush Gjergjit u shpalos ne një akademi solemne që u mbajt ne qendrën “Bogdanipolis”, brenda objektit te Katedrales “Shën Nene Tereza” ne Prishtine ne kuadër te kremtimit te 70 vjetorit te lindjes se ketij meshtari e njeriu të fesë e kulturës, pikërisht me 21 mars, dite e shënuar edhe me fillimin e pranveres, dhe njera nga 40 ditet e Krezhmeve, periudhe kjo agjerimi, lutjeje, bamiresie e afrimi me Zotin e të afërmin, si përgatitje për festen e Pashkëve. 

Festimi i kesaj dite te vecante, dhurate për Kishen e Kosovës, vazhdoi ne mbremje me Meshen solemne ne katedralen “Shen Nene Tereza” ne Prishtine. Kështu, muzika, shumengjyrat, besimtaret e shumte dhe numri tejet i madh i meshtareve , motrave e pjesemarresve te tjere krijuan atmosfere madheshtore  ne kete dite te shenuar per njeriun e madh te kohes tone qe per shume vjet nuk ndaloi se punuari per Fe e Atdhe dhe vazhdon ende pa u lodhur te jep kontributin e tij te pacmuar per kishen, popullin, vendin dhe kombin e tij.  

Meshen e kryesoi, imzot Dode Gjergji ne bashkëkremtim me meshtare te tjere, ndersa fjalen predikuese e mbajti dom Ndue Gjergji, i vellai i dom Lushit, i cili sherben bari Kishe i besimtareve ne Detroit te SHBA. Dom Ndou, nga fjala e tij u nenkuptua se, e kishte te veshtire te fliste per çka iu kishte besuar fjala, por ai u ndal gjersisht tek roli dhe rendesia e meshtarit e kontributi i tij qe fal mesimeve te Zotit, i jep kishes, popullit dhe vendit te tij, Kosoves, per te cilen tha se eshte e mrekullueshme dhe me nje popull qe ka gjakun, gjuhen dhe idealin e perbashket per shtetin.  

Me deshiren e ipeshkvit, foli edhe personazhi i kesaj ngjarjeje te veçantë mons Lush Gjergji, i cili tha: “Të falenderojme Zotin tone Jezu Krisht per shume hire e dhurata te Tij! Ne rend te pare falenderojme Zotin per krishterimin tone 2000 vjecar  ilir arberor e shqiptar. A s,eshte mrekulli qe prej Shen Palit Apostull kemi ardhe deri te Shen Nene Tereza, qe bija, motra e nana jone eshte shpall Shenjtresha e Dashurise!. A s’eshte mrekulli qe i kemi mbijetuar te gjitha baticat e zbaticat shekullore prej  përndjekjeve romake, sundimit  otoman, e me pas komunizmit dhe jemi gjalle e te vellazeruar!. A s’eshte mrekulli edhe nderhyrja ne ngjarjet e fundit qe na ndodhen per te na mundesuar qe te vazhdojme jeten!. A s’ eshte mrekulli qe per dhjete vjete vellazerisht e bashkerisht me dashuri ndertuam shenjtoren e Nene Terezes!. Prandaj, ju ftoj te gjitheve t’i shohin e lexojmë shenjat e kohes  qe na jep Zoti” tha mons Lush Gjergji, duke i falenderuar te gjithe per pjesemarrje, e si perfundim dha kete porosi: Ne jeten time, tha ai, kam perjetuar ngjarje e ngjarje te cilat i kosideroj mrekulli, e mrekullia me e madhe eshte jeta jone, prania, e deshmia jone, eshte Shen Nana Tereze,  eshte  ketu gjaku i saj, ajo na therret e na pret si dhurate e jetes, e dashurise, si dhurate e flijimit, prandaj te mesohemi qe edhe ne te shkojme gjurmeve te saj.

Ne fund te meshes, para se ta jepte bekimin, ipeshkvi imzot Dode Gjergji, falenderoj te gjithe besimtaret e qytetaret pjesemarres, motrat, te gjithe ipeshkvijte e ne menyre te vecante imzot Hil Kabashin e imzot Zef Gashin tashme ne pension, pastaj imzot Rrok Gjonlleshajn, arqipeshkv i Tivarit dhe ipeshkvin e Sapes, imzot Simon Kullin. “Ne sot ne 70 vjetorin e lindjes se mons Lush Gjergjit, e falenderojme Zotin Hyjin tone  pe r te gjitha dhuratat e te mirat qe na i ka dhene, e nje nga ato te mira te kesaj kohe eshte edhe  mons Lush Gjergji me veprimtarine e tij madhore”, tha ipeshkvi i Kosoves.

Pas meshes solemne ne ambientet e katedrales eshte shtruar nje darke  bamiresie, ku eshte pershkuar edhe me urime e pergezime edhe datelindja e 70 te e mons Lush Gjergjit. GEZUAR!!!

Rabie Ibraj nga Prishtina

22 mars 2019, 15:29