U promovua libri “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i kishës martire” U promovua libri “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i kishës martire” 

U promovua libri “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i kishës martire

Jeta kombëtare e fetare e dom Shtjefën Kurtit në monografinë “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i kishës martire”, përgatitur nga studiuesit Nikollë Loka dhe Nikolin Kurti, botuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2018.

R.SH. - Vatikan

Këtyre ditëve në Shqipëri u bë promovimi i librit I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i kishës martire”, përgatitur nga studiuesit Nikollë Loka dhe Nikolin Kurti, botuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2018.

Vepra  është një studim mbi veprimtarinë e meshtarit të jashtëzakonshëm e martirit shqiptar, dom Shtjefën Kurtit. Jeta e ketij martiri ka qenë një epope e vërtetë. Shpirti i tij i madh nuk u lodh kurrë, nuk u venit, nuk u mek asnjëherë, por gjithnjë dha një shembull të shkëlqyer se si mund të mbijetojë një njeri, si mund të japë vlera atdhetarie edhe mbi mundësitë që ka për popullin e vet. Jetoi, punoi dhe vdiq për idealet e shenjta, për mbrojtjet e kombit, për të cilat do të sakrifikohej çdo shqiptar i ndershëm. Madje, deri edhe trupi tij pajetë u përdor nga komunistët si kufomë për praktikat mësimore të studentëve të fakultetit të mjekësisë, në shenjë urrejtje nga shteti komunist ndaj këtij njeriu të mrekullueshëm që luftoi për liri, jetë dhe atdhe.

Autorët e librit “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i kishës martire”, përgatitur nga studiuesit Nikollë Loka dhe Nikolin Kurti, pasqyrojnë jetën dhe veprimtarinë atdhetare e meshtarake të shumanshme të dom Shtjefën Kurtit, duke nënvizuar përmasën e tij si atdhetar, meshtar dhe demokrat. Një jetë për Zotin e Atdheun. Parathënien e monografisë e ka shkruar imzot George Frendo O.P kryeipeshkëv metropolit i  kryedioqezës Tiranë-Durrës.

Kjo monografi, përveç trajtimit të jetës dhe veprës të dom Shtjefën Kurtit, është i pasur edhe me të dhëna historike, shoqërore e politike të kohës ku jetoi e veproi I Lumi Dom Shtjefën Kurti,  martir i fesë dhe i kombit. Monografia është, pra, një sintezë e shumë ngjarjeve nga periudha në fjalë dhe njëherësh përbën një kontribut të çmueshëm për historinë e popullit shqiptar. Po më hollësisht mbi këtë vepër, në mikrofonin e bashkëpunëtorit tonë nga Tirana Elidon Dodaj, t’i dëgjojmë autorët Nikollë Loka dhe Nikolin Kurti...

Në mikrofonin e bashkëpunëtorit tonë nga Tirana Elidon Dodaj, t’i dëgjojmë autorët Nikollë Loka dhe Nikolin Kurti.
Kryetari Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë e kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo për figurën e martirit dom Shtjefën Kurti

 

12 mars 2019, 16:09