Nё Liban takim ndërkombëtar i të rinjve Nё Liban takim ndërkombëtar i të rinjve 

Nё Liban takimi ndërkombëtar i të rinjve. Një shtegtim besimi e shprese

Tema e kёtij takimi "Të drejtët do të rriten si kedri i Libanit", objektivi - shpjegon sekretari i Këshillit të Kishave të Lindjes së Mesme – ёshtё "të thellohen rrënjët e fesё, shpresës dhe unitetit ndёrmjet të rinjve të krishterë duke treguar pasurinë e Kishave të tyre të ndryshme dhe identitetet kombëtare ». Nё program edhe një takim me myslimanët.

R.SH. - Vatikan

"Një shtegtim besimi me të gjitha Kishat në Liban". Kështu pohon, në një intervistë, vëllai Alois, epror i komnitetit Taizé,  duke paraqitur takimin e parë ekumenik ndërkombëtare të të rinjve, që filloi dje në Bejrut, organizuar nga Këshilli i Kishave të Lindjes së Mesme dhe Komuniteti Taizës. Mbi 1.600 të rinj janë të pranishëm në kryeqytetin libanez.

Tema e kёtij takimi tё tё rinjve është "Të drejtët do të rriten si kedri i Libanit", objektivi - shpjegon Souraya Bechealany, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Kishave të Lindjes së Mesme -  është "thellimi i rrënjëve tё fesё, shpresës dhe uniteti ndёrmjet të rinjve të krishterë duke treguar pasurinë e Kishave të tyre të ndryshme dhe identitetet kombëtare ». Një punë shkëmbimi, shton Toufik Bouhadir, koordinator i komitetit organizues, në të cilёn janё tё thirrura tё bashkëpunojnë e kontribuojnë edhe  familjet libaneze që i strehojnë tё rinjtë.

Më 25 mars është nё program edhe një takim me myslimanët, me rastin e Festës së Lajmërimit tё Zotit. "Maria është një lidhje mes nesh, ajo na bashkon në këtë ditë". "Sot ka kaq shumë ndarje që bëhen të thella e përkeqësohen dhe, po kёshtu ka edhe shumë frikë. Në Evropë kemi frikë nga të tjerët, nga emigrantët, por mund ta kapërcejmë këtë frikë, e cila nga njёra anё është e kuptueshme, por nё anёn tjetёr,  mos tё harrojmë se, migrimi është një shenjë e kohës së sotme. Prandaj duhet të jemi të hapur ndaj kёtij fenomeni. Përndryshe nuk e jetojmë e dëshmojmë Ungjillin e Krishtit".

Duke u ndalur te mikpritja e libanezëve, që "është shumë e madha", vëllai Alois tha se "libanezёt kanë një zemër të hapur e bujare". "Kështu që të rinjtë që vijnë nga Evropa megjithëse janё të shumtë nё numër, kanë mundësinë e rastin ta përjetojnë këtë mikpritje. E mikpritja i ndryshon zemrat ". Duke folur, pastaj,  për marrëdhëniet me Islamin, eprori i Taizé-sё e konsideron kremtimin e përbashkët si diçka "shumë të bukur",  megjithëse "kjo në Evropë është më e vështirë të imagjinohet". Së fundi, mbi vështirësitë qё kanë të rinjtë për të ecur përpara në jetë, vëllai Aloisi inkurajon tё kenё mё shumë "besim". "Është mё rëndësi që në Kishë të ketë vetëm priftërinjtë dhe rregulltarë, por edhe njerëz laikё  që janё tё gatshëm të dëgjojnë, tё veprojnë, tё dëshmojnë".

23 mars 2019, 13:36