Krishti na fton, të gjithëve, në Malin e shndërrimit
R.SH. - Vatikan
Tё Dielёn e Dytё tё Kreshmёve, duke shfletuar Ungjillin Shenjt sipas Lukës, kundrojmё Shndёrrimin e Jezu Krishtit mbi mal.
Nga Ungjilli shenjt sipas Lukës (Lk 9, 28-36)
Në atë kohë, Jezusi mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin e u ngjit në mal për t’u lutur. Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima. Kur qe, dy njerëz po bisedonin me të! Ishin Moisiu dhe Elia. Ata u dukën të rrethuar me lavdi e bisedonin me të për kalimin e tij nga kjo jetë që do ta bënte së shpejti në Jerusalem.
Pjetrin dhe shokët e tij i kishte lodhur gjumi, por qëndruan zgjuar dhe e panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që po qëndronin me të. [...]
Meditim me Ungjillin e së dielës Lk 9, 28-36:
Ti na ke ftuar të gjithëve, o Zot,
në Malin e shndërrimit.
Atje ne pamë lumninë tënde,
dëgjuam zërin tënd.
Në atë majë na duk se feja
ishte e lehtë, e natyrshme,
pa ankthe e pa kryqe.
Ndihmona të zbresim nga mali,
e hap pas hapi ta ndjekim Jezusin
udhë të tjera pa kërkuar,
udhë të shkurtra, pa mundim:
me bindjen se agu i Pashkëve,
kalon nëpër udhën
e së Premtes së Madhe!