Kërko

TRASFIGURAZIONE TRASFIGURAZIONE 

Krishti na fton, të gjithëve, në Malin e shndërrimit

Atje ne pamë lumninë tënde,/ dëgjuam zërin tënd./ Në atë majë na duk se feja/ ishte e lehtë, e natyrshme,/ pa ankthe e pa kryqe./ Ndihmona të zbresim nga mali,/ e hap pas hapi ta ndjekim Jezusin/ udhë të tjera pa kërkuar,

R.SH. - Vatikan

Tё Dielёn e Dytё tё Kreshmёve, duke shfletuar Ungjillin Shenjt sipas Lukës, kundrojmё Shndёrrimin e Jezu Krishtit mbi mal.

Nga Ungjilli shenjt sipas Lukës (Lk 9, 28-36)
Në atë kohë, Jezusi mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin e u ngjit në mal për t’u lutur. Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima. Kur qe, dy njerëz po bisedonin me të! Ishin Moisiu dhe Elia. Ata u dukën të rrethuar me lavdi e bisedonin me të për kalimin e tij nga kjo jetë që do ta bënte së shpejti në Jerusalem. 
Pjetrin dhe shokët e tij i kishte lodhur gjumi, por qëndruan zgjuar dhe e panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që po qëndronin me të. [...]

Meditim me Ungjillin e së dielës Lk 9, 28-36:

Ti na ke ftuar të gjithëve, o Zot,

në Malin e shndërrimit.

Atje ne pamë lumninë tënde,

dëgjuam zërin tënd.

Në atë majë na duk se feja

ishte e lehtë, e natyrshme,

pa ankthe e pa kryqe.

Ndihmona të zbresim nga mali,

e hap pas hapi ta ndjekim Jezusin

udhë të tjera pa kërkuar,

udhë të shkurtra, pa mundim:

me bindjen se agu i Pashkëve,

kalon nëpër udhën 

e së Premtes së Madhe! 

16 mars 2019, 00:02