parabola del padre misericordioso parabola del padre misericordioso 

Krishti na flet për një Atë, që e ndanë trashëgimin me ne

E bëre për, o Krisht, / që të gjithë ta merrnin vesh/ se Zoti s’është ashtu si e përfytyrojmë./ Zemra e tij nuk rreh sipas rregullave tona/ të vjetra, të ngurta.( S’është zemër guri zemra e Zotit,( rreh zemra e tij/ me dashuri të pakufi.

R.SH. - Vatikan

Të meditojmë me Ungjillin e së dielës së 4-të të Kohës së Kreshmëve. Luka 15, 1-3.11-32

(...)“Një njeri kishte dy djem. Djali i vogël i tha t’et: ‘Babë, ma jep pjesën e pasurisë që më takon!’... Ai shkoi në dhe të largët e atje e shkapërderdhi pasurinë e vet...., u bë zi e madhe buke në atë vend e djali filloi ta sprovoi skamjen. Atëherë shkoi e u lidh rrogëtar te një njeri i atij vendi. Ky e dërgoi në toka të veta t’i ruajë thitë. E dëshironte ta mbushte së paku ndonjë herë barkun me kokrra çiçibunesh që hanin thitë, por askush nuk ia jepte. Atëherë i erdhën mendtë e tha:.... ‘Do të çohem e do të shkoj tek im atë e do t’i them: O atë, rashë në mëkat kundër qiellit e ndaj teje!... U çua dhe e mori rrugën të kthehet tek i ati. Ndërsa ende ishte larg, i ati e pa, u ngashërye, u lëshua vrap, e mori ngrykë dhe e puthi.... i ati u tha shërbëtorëve: ‘Sillni shpejt petkat më të mirat e veshniani! Viniani unazën në dorë e sandalët në këmbë! Sillni viçin e majur e prenie të hamë e të gëzojmë, sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet!”.

E bëre për ne, o Krisht,
na vure para një Ati
që rregulla s’ respekton,
një Ati që do pa masë,
një Ati që ua kalon të gjithë etërve,
të cilët jetuan mbi tokë 
e edhe atyre që do të vijnë.

Ti sot na flet për një Atë,
që trashëgimin e ndanë 
në sa është gjallë,
një atë i cili s’e ndalon
birin që do të niset,
që e lë të lirë
deri plangprishësin.

E bëre për ne, o Jezus,
ky Atë ne na çudit:
“Kush është i dhimbshëm si ai?
Kush do të vraponte me lot në sy
për të pritur një bir
që shkapëderdhur ia ka gjysmën e pasurisë?

Kush do të mendonte për të shprehur vetëm gëzim,
veç dashuri atërore?
E kush do ta vishte përsëri,
me rrobat që i përkasin si bir,
pasi ka ikur duke përplasur portën
e kthyer është mbuluar krejt me rrecka?

E bëre për, o Krisht,
që të gjithë ta merrnin vesh
se Zoti s’është ashtu si e përfytyrojmë.
Zemra e tij nuk rreh sipas rregullave tona
të vjetra, të ngurta.

S’është zemër guri zemra e Zotit,
rreh zemra e tij
me dashuri të pakufi.

30 mars 2019, 17:34