Imzot Donato Oliverio paraqet pullën e postës  "Cristo Pantocratore" Imzot Donato Oliverio paraqet pullën e postës "Cristo Pantocratore" 

Heparkia e Ungrës: një libër për të kremtuar njëqindvjetorin e themelimit

U paraqit libri “Heparkia e Ungrës”, realizuar me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Heparkisë arbëreshe.

R. SH. - Vatikan

“Heparkia e Ungrës”. Një dioqezë e vogël katolike-bizantine për besimtarët italo-shqiptarë, pararendës të ekumenizmit modern”. Kështu titullohet libri, paraqitur dje në Bashkësinë Civita, realizuar për të kremtuar 100-vjetorin e themelimit të Heparkisë së Ungrës.

96 faqe me kujtime historike: me ngjarje të veçanta, tradita, elemente themelore të procesit të autonomisë, ipeshkvij, rregulltarë e laikë,  dëshmitarë të besueshëm e të vërtetë  të Ungjillit, bashkësi famullitare, që e jetojnë ditë për ditë përshpirtërinë lindore me simbolet e ngjyrat e ikonave plot domethënie e me një  hyrje të ipeshkvit, imzot Donato Oliverio. Rast për ta përshkuar së bashku me papás Pietro Lanza-n dhe Demetrio Guzzardi-n, nën kujdesin e të cilëve u realizua libri, çastet kryesore të udhës së Kishës e të popullit arbëresh të traditës bizantine.   

11 mars 2019, 14:44