Kërko

 Ungjilli i së Dielës III të Kreshmëve Ungjilli i së Dielës III të Kreshmëve 

Jezusi na fton për fryte të begata

Shfetojmë Ungjllin e sotëm. Në faqen e ditës, Jezusi niset nga dy fakte të kronikës së kohës, që të na bëjë të gjithëve thirrje për kthesë. Sa s’është vonë!

R. SH. - Vatikan

Shfletojmë Ungjillin e sotëm. Në faqen e ditës, Jezusi niset nga dy fakte të kronikës së kohës, që të na bëjë të gjithëve thirrje për kthesë. Sa s’është vonë! Pret prej nesh fryte jete të re. E na tregon shembëlltyrën e fikut, që nuk bëri kurrë kokrra. E që, prandaj, duhet të pritet! Do të pritet, apo në këtë stinë të re do të mbushet me fryte? Ungjilli na kujton se i zoti i fikut   nuk e preu pemën, duke shpresuar në stinën e fryteve të begata…Në kohën që i paraprin Pashkëve të ngjalljes!

Lutje:

Mjafton të hapësh

një faqe gazete, Jezus,

që të gjesh një mësues

gati për të të shpjeguar

çka ndodh në botë.

Shpjegon gjithçka

me siguri e krejt pa farë dyshimi.

Sepse në këtë botë

o Zot, s’mungojnë kurrë

profetët e rrejshëm,

e ta venë fajin Ty,

për të gjitha të zezat,

e shohin veç ndeshkime

që Ti na i çon mbi kokë!

E  Ti i dëgjon,

sepse e ngrenë zërin

deri në qiellin tënd.

Ti i dëgjon,

por nuk na kujton tmerre,

që njerëzit i kanë në shpirt…

Na fton të prodhojmë fryte të begata,

të jetojmë një jetë të bukur,

sipas Ungjillit tënd.

Një jetë pa frikë e pa ankthe,

nën dritën e shpresës sate!

Ti s’do që drejtësia

të jetë bijë e hakmarrjes,

sepse e krijove

si bijë të dashur të mëshirës.

Mësona, prandaj, të lutemi

që të mos e tradhtojmë kurrë

mirësinë e Atit

besimin  e Birit

e hirin e Shpirtit!

23 mars 2019, 17:37