Cerca

Vatican News
 Në emët të Kryqit Në emët të Kryqit 

Vriten dy meshtarë në Kolumbi e Madagaskar

Edhe dy meshtarë të tjerë mbetën të vrarë në dy prita kriminale. Kisha e Madagaskarit reagon, duke kërkuar më shumë vëmendje e siguri në vend. Mbetet kritike, gjendja në Kolumbi.

R. SH. - Vatikan

Ndihmonte emigrantët venezuelanë, don Carlos Ernesto Jaramillo, vrarë mbrëmjen e së hënes, 18 shkurt, në jug të kryeqytetit kolumbian, Bogotà. Ngjarja ndodhi në orën 19.00, me orën vendase, në lagjen Tierra Buena të Patio Bonito, lokaliteti Kenedy. Autoritetet vijojnë hetimet. Deri tani banorët e shtëpisë ku banonte mendojnë se vrasësit mund të jenë pikërisht disa të rinj, të ndihmuar nga meshtari, ndërsa shkaku, një përpjekje e dështuar për vjedhje.

Shumë prita brutale e pak siguri

Paratë ka shumë mundësi të jenë edhe në zanafillë të vrasjes së meshtarit tjetër, këtë herë në Afrikë e pikërisht, në Madagaskar. Një vdekje brutale,   të cilën e dënoi ashpërsisht Kisha vendase. Atë Nicolas Ratodisoa punonte në qendrën e formimit Soanavela kur, mbrëmjen e 9 shkurtit të kaluar, ndërsa kthehej në shtëpi me motoçikletë, pasi kishte kunguar një të sëmurë, u godit në shtyllën kurrizore, duke humbur jetën, ai dhe njeriu, që e shoqëronte. Nësa po jepte shpirt, kriminelët i vodhën gjithë ç’kishte dhe u larguan. Por shumë shpejt tetë prej tyre u arrestuan nga policia vendase.

Kisha, në protestën e saj, vë theksin mbi mungesën e plotë të sigurisë në vend.

Në kushte të ngjashme vijojnë të punojnë qindra meshtarë, të shpërndarë nëpër botë, vendas e  misionarë, që rrezikojnë jetën e tyre, për të lehtësuar atë të popullisve  nevojtare për ndihmë. Duke ecur në gjurmët e Krishtit!

20 shkurt 2019, 18:41