Kërko

prifti arbëresh, Papas Antonio Bellusci, nga Eparkia a Dioqeza arbëreshe e Ungrës prifti arbëresh, Papas Antonio Bellusci, nga Eparkia a Dioqeza arbëreshe e Ungrës 

Papas Antonio Bellusci: Eparkia arbëreshe e Ungrës ruajti rrënjët dhe identitetin tonë

Nesër më 13 shkurt, në Kishën e Shën Nikollit në Ungrë Imzot Oliverio, përuron kremtimet e 100-vjetorit të këtij Institucioni Kishtar Arbëresh, themeluar më 13 shkurt 1919 nga Benedikti XV. Sipas prifti arbëresh Antonio Bellusci, Eparkia e Ungrës ruajti rrënjët dhe identitetin e komunitetit të shqiptarëve që emigruan në periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga otomanët.

R.SH. - Vatikan

Eparkia Arbëreshe në Ungrë të Kalabrisë kremton 100-vjetorin e themelimitSipas prifti arbëresh, Papas Antonio Belusci, Eparkia a Dioqeza arbëreshe e Ungrës ruajti rrënjët dhe identitetin  e komunitetit të shqiptarëve që emigruan në Itali që në periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga otomanët. 

Quhen arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëri. Arbëreshët u vendosën në Itali pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmanë. Edhe pse të larguar nga vendlindja para 600 vjetësh më parë, arbëreshët  nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla, traditat e tyre të pasura si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në mëmëdhe.

Kështu, komuniteti i abreshëve, nesër më 13 shkurt, në Kishën Katedrale të Shën Nikollit në Ungrë të Kalabrisë, në Itali, Imzot Donato Oliverio, në udhëheqjen e peshkopit të Eparkisë (dioqezës) së arbëreshëve të Italisë kontinentale, do të fillojë kremtimet e 100-vjetorit të këtij Institucioni Kishtar Arbëresh, themeluar më 13 shkurt 1919 nga Papa Benedikti XV me Kushtetutën Apostolike “CATHOLICI FIDELES GRAECI RITUS”.

Ndër programet e shumta të këtij viti jubilar të Eparkisë së Ungrës, që fillon nesër, është edhe shtegtimi dioqezan (eprakial) në Romë dhe audienca me Papën Françesku, më 31 maj 2019 në Vatikan.

Me priftin arbëresh, Papas Antonio Belluschi-n flasim mbi domethënien e100-vjetorit të themelimit të Eparkisë arbëreshe në Ungrë, mbi rolin që pati gjatë historisë ky Institucion Kishtar i riti bizantin, themeluar nga Papa i Romës Benedikti XVI dhe, mbi misionin që vazhdon të ketë ende sot në gjirin arbëreshëve por edhe të Kishës Universale, duke qenë një Kishë me ritin bizantin në bashkimin e plotë kishtar e kanonik me Kishën e Romës dhe në përkim të plotë me Kishën Ortodokse të Kostandinopojës. Në mikrofonin e dom David Xhuhxës ta dëgjojmë arbëreshin Papas Antonio Belluscin....

Papas Antonio Belusci flet per 100-vjetorin e Eparkise se Ungres
Papas Antonio Bellusci flet per 100-vjeroin e aparkise arbereshe te Ungres

Siç përmendem, 100-vjetori i Eparkisë Arbëreshe të Ungrës do të përurohet me kremtimin e liturgjisë solemne, më 13 shkurt në ora 16.30, në Kishën-Katedrale ku,  pohon peshkopi imzot Oliverio Donato në “Qarkoren e Eparkisë së Ungrit (Lungros)”, të 8 janarit 2019:

 “Kisha jonë dëshiron të lutët e falënderon Zotin, Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt për dhuratën bujare që ka dashur të na bëjë nëpërmjet Papës Bendektit XV, i cili më 13 shkurt 1919, e themeloi Eparkinë e Ungrit të Arbëreshëve të Italisë kontinentale”.

“Dëshiroj që mos të mungojë asnjë meshtar, diakon, murgeshë, kështu që të jemi së bashku si komunitet me fëmijë, rini, të pjekur dhe të moshuar të bashkësive tona arbëreshe. Kush e do Kishën, duhet ta kuptojë rëndësinë e këtij përvjetori për ne si komunitet kishtar e arbëresh, pra duhet të kuptohet rëndësia e kësaj ngjarjeje të veçantë kishtare, që para së gjithash është një ftesë për t’u thelluar në motivet dhe frymëzimin e këtij themelimi nga ana e Papës Benediktit XV. Kjo ngjarje historike është me domethënie të madhe për Arbëreshët e Kalabrisë, me një kuptim kishtar e liturgjik, kombëtar e komunitar, antropologjik dhe shoqëror, me një identitet të posaçëm e mision të veçantë"(Nga Qarkorja e Eparisë së Ungrit (Lungro) 8 janar 2019,  Ungri, Imzot Donato OLIVERIO, ipeshkëv). 

12 shkurt 2019, 12:42