Kërko

Card. Parolin a Bar di Montenegro, nella Cattedrale cattolica Card. Parolin a Bar di Montenegro, nella Cattedrale cattolica 

Më 4 shkurt kujtojmë Atë Leonard Tagaj, ofm, në përvjetorin e vd

Atë Leonardi dha një dëshmi jashtëzakonshme për Fe e Atdhe. Për këtë arsye, komunistet e morën një natë pranë banesës në Kishë dhe e vranë në mënyrë barbare më 4 shkurt të vitit 1945.

R.SH. - Vatikan

Më 4 shkurt përkujtojmë edhe përvjetorin e vdekjes së Atë Leonard Tagajt, françeskan shqiptar. Atë Tagaj lindi në fshatin Ljarje në Mal të Zi në vitin 1894. Studimet e larta filozofike e teologjike i kreu në Romë pranë kolegjit të Françeskanëve “Antonianum”. Pas kushteve të përjetshme rregulltare e shugurimit për meshtar, shërbeu si famullitar në Traboin të Malit të Zi.

Qe rregulltar i dashur nga populli i krahinave ku shërbeu për zellin e tij apostolik e për atdhedashurinë e tij të spikatur që kishte për Shqipëri, së cilës i kushtoi shumë vepra atdhetare. Për këtë arsye, komunistet serbë e morën një natë pranë banesës në Kishë dhe e vranë në mënyrë barbare më 4 shkurt të vitit 1945. Atë Leonardi dha një dëshmi jashtëzakonshme për Fe e Atdhe.

04 shkurt 2019, 12:41