Kërko

Vatican News
2019.02.19 Eparchia di Lungro, cattolici orientali, francobollo Cristo Pantocratore 2019.02.19 Donato Oliverio, Eparchia di Lungro, cattolici orientali, francobollo Cristo Pantocratore 

Më 20 shkurt kalendari kujton shën Eleuterin, ipeshkëv

Shenjtit ipeshkëv i takoi detyra të hidhte farën e Zotit në zemrën e një populli barbar e idhujtar, frankëve, të cilët, duke ndjekur shembullin e mbretit të tyre, i vetmi autoritet që njihnin, u kthyen masivisht në fenë e krishterë. Eleuteri vijoi kështu veprimtarinë me zell të shumëfishuar si punëtor i Ungjillit, edhe pas kësaj korrjeje të begatë.

R.SH. - Vatikan

Më 20 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Eleuterin, ipeshkëv i Tournai-t në Belgjikë, i cili jetoi ndërmjet viteve 456 e 531, në epokën e pushtimit të Galisë nga mbreti i frankëve, Klodoveu, asokohe pagan.

Më pas Klodoveu u kthye në fenë e krishterë, në sajë të përpjekjes të së shoqes, mbretëreshës katolike Klotilde, që nderohet si shenjte, të ipeshkvit të Reims-it, Shën Remigjos dhe sidomos të Shën Eleuterit.

Shenjtit ipeshkëv i takoi detyra të hidhte farën e Zotit në zemrën e një populli barbar e idhujtar, frankëve, të cilët, duke ndjekur shembullin e mbretit të tyre, i vetmi autoritet që njihnin, u kthyen masivisht në fenë e krishterë. Eleuteri vijoi kështu veprimtarinë me zell të shumëfishuar si punëtor i Ungjillit, edhe pas kësaj korrjeje të begatë. 

Shën Eleuteri, dishepull i Shën Medardit, luftoi kundër heretikëve dhe paganëve e qe vra prej Arianëve. Vdiq në Tournai e u varros në katedralen vendase, që u në menjëherë cak shtegtimesh së përshpirtshme. Po përmendim se Eleuterio u quajt edhe një papë shenjt, që drejtoi Kishën nga viti 175 deri në 189 e që kremtohet më 26 maj.

20 shkurt 2019, 10:22