Radio Maria Radio Maria 

Gjashtë vjetori i Radio Marisë në Kosovë, një zë në shërbim të të gjithëve

Lutje, reflektime shpirtërore, kulturore, historike e shoqërore që synojnë përforcimin e vlerave dhe bashkëjetesën ndërnjerëzore e ndërfetare në vend. Ky misioni i Radio Marisë në Kosovë. “Një zë i krishterë në shtëpinë tuaj”.

Drejtori i Radio Marisë në Kosovë dhe Vikari i përgjithshëm i dioqezës Prizren-Prishtinë, Mons Lush Gjergji, me kremtimin e Meshës, më 29 janar 2019, në katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet, kujtoi gjashtë vjetorin e themelimit të kësaj radioje, e cila që në fillim, mbështetët në lutjet që besimtarët i lartojnë Zotit, duke kërkuar Mëshirën e Tij Hyjnore, dhuratën e paqes, të mirëkuptimit, pajtimit e për të mirën e mbarë shoqërisë, a më mirë të themi, të familjes njerëzore. Lutje e reflektime shpirtërore, kulturore, historike e shoqërore që synojnë përforcimin e vlerave dhe bashkëjetesën ndërnjerëzore e ndërfetare në vend.

Radio Maria është një stacion radiofonik katolik i lutjes, ungjillëzimit dhe promovimit njerëzor. Misioni  që ka është të kumtojë kthimin e njerëzve tek Zoti, përforcimin e besimit të të gjithë njerëzve në Jezu Krishtin dhe shëlbimin e shpirtrave.

Një përvjetor jo shumë i madh në vite, por jetët domethënës për shërbimin që ua ofron besimtarëve katolikë, po edhe të gjithë njerëzve vullnet mirë. Një mision ky për të cilin, mons. Lush Gjergji së bashku me stafin e radio Marisë në Kosovës e shumë bashkëpunëtorë e vullnetarë, të bindur se ka nevojë shoqëria kosovare. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Gjatë vjetori i Radio Marisë në Kosovë

Kisha Katolike kremtoi gjashtë vjetorin e Radio Marisë në Kosovë

Gjashtë vjet me parë, pikërisht me 29 janar 2013, Kisha Katolike në Kosovë kishte gëzim  të madh, ngase përuronte dhe bekonte frekuencat e para për t’u dëgjuar zëri i Radio Marisë,  e cila që në fillimet e saj do të përhapte mesazhe paqeje, dashurie e afërsie neper shtëpitë e besimtareve e të dëgjuesve të tjerë vullnetmirë vetëm në rajonin e Prishtinës, ndërsa tani Radio Maria dëgjohet në 80 përqind të territorit të Kosovës.

‘’Dëgjuesit e Radio Maria të Kosovës janë hallka e “Rruzares së gjallë” dhe të vazhdueshme të Virgjërës Mari, qe lartësohet nga zemrat kah Qielli, dhe me fe e dashuri, në kërkim të Mëshirës Hyjnore, Paqes, Pajtimit, bashkëjetesës dhe vëllazërisë mes njerëzve, popujve, feve, kulturave, traditave te ndryshme, si parakusht per te tashmen e te ardhmen me te mire, per shpetimin tone dhe te mbare njerezimit” tha kështu mons Lush Gjergji, drejtor i Radio Marisë në Kosovë dhe vikar i përgjithshëm i dioqezës Prizren-Prishtinë, më 29 janar 2019, në katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet, me rastin e kremtimit te meshës kushtuar gjashte vjetorit te themelimit te kesaj radioje.

Ai ne vazhdim theksoi se nuk duhet harruar se falenderimi gjithmone percillet me urate e dashuri ndaj Zotit, Virgjeres Mari, Kishes Katolike nder ne qe na ka mundesuar kete mjet te madh te komunikit te Fjales se Zotit, e te ungjillezimit te ri, te informimit dhe formimit te krishtere.

Me pas festa u zhvendos ne Qendren “Bogdanipolis” brenda  ambienteve te katedrales, me pershendetje urime e gezime per kete ngjarje me rendesi. Edhe ketu mons Lush Gjergji falenderoj te gjithe ata besimtare e vullnetmire qe me lutje dhe mjete bamiresie e financiare e ndihmojne dhe perkrahin Radio Maria te Kosoves, programet e se ciles nuk do te mund te realizoheshin.

Ndersa sipas prof Ilir Rodiqit, Radio Maria eshte nje radio dhuruese, ne koncept dhe permbajtje, por ne vecanti eshte nje shpirt Marian, nje shpirt i dhurimit dhe i pervujterise, nga se sipas tij, Radio Maria ka per qellim pasqyrimin e bashkejeteses  shpirterore ne harmoni me Jezu Krishtin Zot. Prandaj, u tha ai te pranishmeve, se Radio Maria eshte nje radio e juaj, ku bashkerisht ne nje shtepi takohet familja shpirterore, nena, babai, motrat e vellezerit.

Zv,drejtori i Radio Marise, dom Shtjefen Doda me kete rast shpaloi permbajtjen e programit dhe falenderoi per realizimin e tij  meshtaret e angazhuar, dhe vullnetare te tjere.

E gjithe e kremtja u pershkua me program argetimi me drame e kenge nga vullnetaret e Radio Marise ne bashkepunim me Pastoralin Studentor, i kryesuar nga dom Alfred Sokoli, si dhe denjesisht u prezantua kori i famullise “Shen Katerina” e Komunes se Pejes me kenge kishtare e qytetare. 

Nje pergezim te vecante e dha edhe ipeshkvi i diocezes Prizren Prishtine, imzot Dode Gjergji, duke uruar e falenderuar te gjithe ata qe e bejne te mundur funksionimin dhe mbarvajtjen e Radio Marise me zerin shperndares te Fjales se Zotit tone Jezu Krisht, ne Kosove.  

Nga Prishtina Rabie Ibraj

05 shkurt 2019, 16:52