Kërko

Shqiperia 1.jpg

Të rinjtë nga Shqipëria lidhen virtualisht me të rinjtë në Panama, për të përjetuar DBR-në me Papën

Të shtunën, më 26 janar, të rinjtë e kryedioqezës metropolitanë të Tiranë-Durrësit, ata të dioqezës së Sapës dhe të dioqezës së Lezhës, u mblodhën në Tiranë, në Qendrën “Don Bosko”, për t’u lidhur drejtpërdrejt, me internet, me Ditën Botërore të Rinisë, në Panama.

R.SH. - Vatikan

Takimi u organizua nga Baritorja Rinore e kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, së bashku me Lëvizjen Fokolarine. Është hera e dytë, që organizohet një lidhje virtuale ndërmjet të rinjve të DBR-së dhe të rinjve në Shqipëri, duke u dhënë kështu mundësinë edhe atyre, që nuk morën pjesë drejtpërdrejt, të ndiejnë emocionet dhe entuziazmin e festës së takimit me Papën.

I ftuari i parë, që hapi këtë pasdite tematike, ishte atë Vojtek, famullitari i kishës së shën Gjonit, në Bilaj, i cili foli për marrëdhëniet ndërmjet njeri-tjetrit dhe të secilit me Jezu Krishtin Zot. U përqendrua më pas tek e verteta dhe tek mënyra e dëshmimit të saj pa frikë.

Elidon Dodaj, drejtori i Karitasit të Tiranës, ua ofroi mikrofonin disa të rinjve, për të dëgjuar mendimet dhe reflektimet e tyre, gjatë kësaj veprimtarie mjaft të ndjerë. Le të dëgjojmë motër File Gështenjën, Antonelën nga Tirana, Arianin nga Kamza, Eldën e Rregjinën, te dyja fokolarine, Elsuedën dhe Markun nga Durrësi, Joridën nga Lezha dhe Eldën nga dioqeza e Sapës…

Dëgjo të rinjtë...

 

28 janar 2019, 14:48