Kërko

 Ambar Nicole Calvo, autore e logos së DBR - Panama 2019 Ambar Nicole Calvo, autore e logos së DBR - Panama 2019 

Panamaja, vend me zemrën e Marisë dhe me Kryqin e DBR-së

Tri ngjyrat e gjashtë simbolet e logos, që do ta shoqërojë Ditën Botërore të Rinisë në Panama, përhapin frymën e Shpirtit Shenjt e na flasin për ngjarjen e madhe rinore.

R. SH- Vatikan

Dashuria për Marinë dhe lëshimi i plotë në duart e saj e drejtoi edhe dorën e Ambar Calvo, studentes së arkitekturës, për të krijuar logon e Ditës Botërore të Rinisë 2019. Tri ngjyra: e kuqe, blu, e kaltërt, simbolizojnë dashurinë edhe mundimet e Krishtit, por të kujtojnë edhe veshjen e Marisë, Oqeanin Paqësor, Detin e Karaibeve dhe ngjyrat e flamurit të Panamasë.

Dashuria për Marinë

Një logo e thjeshtë, që vë shkronjën M mbi një zemër, për të shprehur dashurinë e pakufishme të Nënës së Zotit për mbarë njerëzimin. Është Maria, protagoniste e logos, skicuar në çastin e zënies së Foshnjes Hyjnore.

Kryqi shtegtar

I dukshëm krejt qartë, me ngjyrën e tij të kuqe, “Kryqi shtegtar”, simbol   e dëshmi endacake e Ditëve Botërore të Rinisë. U duk për herë të parë, me dëshirën e Gjon Palit II, në vitin 1984, me rastin e Vitit Shenjt të Shëlbimit.

Udha për të takuar Jezusin

Piktograma, natyrisht, nuk e harron  vendin ku do të zhvillohet takimi i të rinjve, ardhur nga mbarë bota, istmin e Panamasë mbi zemrën  dhe M-në. Sipas Ambar, korpi i Marisë është edhe “rruga për t’u takuar me Jezusin”, e kjo rrugë në 2019-tën është Panamaja. Pikat e vogla të bardha, që duken në logo, janë shenjat e kurorës të Nënës qiellore. Por përfaqësojnë edhe shtegtarët e ardhur nga të pesë kontinentet. Është “Po”-ja, që i thuhet me plot gojën një feste, ku do të marrin pjesë gjithë të rinjtë e botës!

14 janar 2019, 14:36