Gabriel Grabanica 1.jpg

Të rinjtë shqiptarë në DBR-në e Panamasë: entuziazëm për takimin me bashkëmoshatarët e me Krishtin

Don Gabriel Grabanica, që shoqëron grupin e Malit të Zi, të rinjtë nga Shqipëria - Aurela Luka, Elton Nikolli, Synjona Paplekaj dhe Harlen Nikolli - flasin me entuziazëm për Ditën Botërore të Rinisë në Panama, ku ndodhet një grup prej tyre, dhe për impenjimin personal në Kishën Katolike.

R.SH. - Vatikan

Në DBR-në e Panamasë marrin pjesë edhe një grup të rinjsh shqiptarë. Pavarësisht se u nisën në kohë të ndryshme, tani të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi janë bashkuar me të rinjtë nga Shqipëria, që mbërritën mbrëmë, më vonë, në Panama. Pikërisht nga Panamaja na telefonon don Gabriel Grabanica, që shoqëron grupin e Malit të Zi, duke na treguar si po përjetohet entuziazmi i Takimit, pikërisht para fillimit të meshës, me të cilën kryeipeshkvi i Panamasë, imzot José Domingo Ulloa Mendieta, përuroi Ditën Botërore të Rinisë 2019. Të dëgjojmë don Gabriel Grabanicën…

Dëgjo don Gabriel Grabanicën...

         E tani, në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana, të rinjtë, që marrin pjesë në DBR-në e Panamasë nga Shqipëria. Kujtojmë se më 26 janar, dioqeza e Tiranë-Durrësit do të mblidhet në qendrën “Don Bosko” në Tiranë, për t’u lidhur drejtpërdrejt me DBR-në e Panamasë e me grupin e shqiptarëve, që marrin pjesë në Takimin e madh me Papën Françesku. Por le t’i dëgjojmë të rinjtë. Fillimisht Aurela Lukën.

Dëgjo Aurela Lukën...

Elidon Dodaj ia drejton tani mikrofonin Elton Nikollit.

Dëgjo Elton Nikollin...

Të dëgjojmë Synjona Paplekajn.

Dëgjo Synjona Paplekajn...

Harlen Nikolli, i dashuruar me muzikën, flet për takimin e tij me Krishtin dhe për impenjimin në Kishë.

Dëgjo Harlen Nikollin...
23 janar 2019, 14:55