Të rinjtë shqiptarë në DBR-në e Panamasë: entuziazëm për takimin me bashkëmoshatarët e me Krishtin
R.SH. - Vatikan
Në DBR-në e Panamasë marrin pjesë edhe një grup të rinjsh shqiptarë. Pavarësisht se u nisën në kohë të ndryshme, tani të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi janë bashkuar me të rinjtë nga Shqipëria, që mbërritën mbrëmë, më vonë, në Panama. Pikërisht nga Panamaja na telefonon don Gabriel Grabanica, që shoqëron grupin e Malit të Zi, duke na treguar si po përjetohet entuziazmi i Takimit, pikërisht para fillimit të meshës, me të cilën kryeipeshkvi i Panamasë, imzot José Domingo Ulloa Mendieta, përuroi Ditën Botërore të Rinisë 2019. Të dëgjojmë don Gabriel Grabanicën…
E tani, në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana, të rinjtë, që marrin pjesë në DBR-në e Panamasë nga Shqipëria. Kujtojmë se më 26 janar, dioqeza e Tiranë-Durrësit do të mblidhet në qendrën “Don Bosko” në Tiranë, për t’u lidhur drejtpërdrejt me DBR-në e Panamasë e me grupin e shqiptarëve, që marrin pjesë në Takimin e madh me Papën Françesku. Por le t’i dëgjojmë të rinjtë. Fillimisht Aurela Lukën.
Elidon Dodaj ia drejton tani mikrofonin Elton Nikollit.
Të dëgjojmë Synjona Paplekajn.
Harlen Nikolli, i dashuruar me muzikën, flet për takimin e tij me Krishtin dhe për impenjimin në Kishë.