Kompozitori i Himnit të DBR-së Kompozitori i Himnit të DBR-së 

Himni i DBR-së Panama, 2019

Himni i DBR-së të Panamasë, titullohet: “Ja, Shërbëtorja e Tënzot, u bëftë mbi mua si është Fjala jote!”.

R. SH. - Vatikan

Titullohet Ja, shërbëtorja e Tënzot, u baftë me mua si është Fjala jote!”, himni zyrtar i DBR-së së Panamasë (22-27 janar 2019). Kënga, bazuar mbi ritmet tipike të kulturës panameze, u paraqit këto ditë përballë mijëra të rinjve e të rriturve, mbledhur në qendrën Atlapa të Panamasë, për darkën e Bukës e të verës, në mbështetje të Seminarit të Madh. U kompozua nga Abdiel Jiménez, katekist e psalmist i famullisë së Krishtit të Ngjallur, në San Miguelito, autor i një mori këngësh liturgjike.

Kryeipeshkvi i Panamasë, imzot José Domingo Ulloa Mendieta, shpjegoi se ky Himn na kujton misionin, për të cilin jemi të thirrur si apostuj e misionarë në këto kohë, duke ecur mbi gjurmët e Marisë. E shtoi: “Jemi entuziastë që po e vëmë në shërbim të të rinjve të mbarë botës me qëllim që, duke e kënduar, të përgatiten për DBR-në me gëzim, gati për t’u shndërruar nga Zoti”. Himni u zgjodh ndërmjet 56 kompozimeve të paraqitura. Fjala e fundit i takoi Komitetit ekzekutiv të DBR-së dhe Dikasterit për laikët, familjen e jetën. Më poshtë, teksti i Himnit përkthyer lirisht:

Shiko e dëgjo himnin zyrtar të DBR-së 2019 në italisht...

Ja, Shërbëtorja e Tënzot

Shtegtarë udhësh të gjata,

U nisëm nga larg pa përtuar,

Si misionarë të Tënzot,

Me Fjalën e Tij të ngarkuar!

Të jemi duam si Maria

Që “Po-në  e saj na mëson,

Qielli galdon nga kënga,

E toka mrekullitë ia këndon!

Kori:

Ja, pra, Shërbëtorja e Zotit,

U bëftë mbi mua Fjala e mirë,

Pse jam edhe unë shërbëtor,  

Jam jote bijë e yt bir.

E dua të jem si Maria,

Si ditët e Saj - ditët e mia!

Kori

Mos kini frikë aspak

Nga asnjë ndërrim i motit.

Çoni kudo dashuri,

Si e çoi Shërbëtorja e Zotit.

Ashtu si mbi Zojën, ndër mote

U bëftë dhe mbi ne “Fjala Jote!”.

21 janar 2019, 16:02