Giovani albanesi GMG PanamaAEM.jpg

Të rinjtë shqiptarë në Ditën Botërore të Rinisë në Panama

Entuziazmi dhe hareja e të rinjve shqiptarë në takimin me Papën, në Ditën Botërore të Rinisë 2019, në Panama. Nga Shqipëria dhe Mali i Zi merr pjesë një grup rinor, së bashku me shoqëruesit kishtarë.

R.SH. - Vatikan

Entuziazmi dhe hareja e të rinjve shqiptarë në takimin me Papën, në Ditën Botërore të Rinisë 2019, në Panama. Nga Shqipëria dhe Mali i Zi merr pjesë një grup rinor, së bashku me shoqëruesit kishtarë.

Dëshmia nga Antoneta Gjokaj

Antoneta Gjokajnjëra nga të rinjtë e kryedioqezës së Tivarit, flet për entuziazmin që mbretëron në DBR-së në Panama, ku ndodhet së bashku me të rinjtë nga Shqipëria dhe me qindra mijëra të tjerë nga mbarë bota. Antoneta Gjokaj ndalet posaçërisht te fjalët e paharrueshme dhe tek inkurajimi i Papës, në ceremoninë e hapjes. Ati i Shenjtë i porositi të ecin pas Krishtit e të mbështeten gjithmonë në Fjalët e Tij jetësore e shpresëdhënëse. 

Ta dëgjojmë Antoneta Gjokajn...

Ndërsa shkonin në mbrëmësoren e kremtuar së bashku me Papën Françesku, në fushën, që mban emrin e shën Gjon Palit II, në kryeqytetin e Panamasë, të rinjtë nga Shqipëria morën në dorë celularin dhe regjistruan për dëgjuesit tanë, dëshmitë e tyre. Le të dëgjojmë së bashku Florianin nga zona e Shkodrës, Jonën nga Tirana dhe Saimirën nga Elbasani, duke iu kërkuar falje për zhurmën, që ndihet, ndërsa të rinjtë ecnin rrugës me makina…

Ta dëgjojmë Florian Ndreun...
Ta dëgjojmë Jonën nga Tirana...
Ta dëgjojmë Saimira Shurmadhin nga Elbasani...
25 janar 2019, 16:40