Cerca

Vatican News
2019.01.07 Preparazioni per giornata mondiale della gioventu, gmg Panama 2019 2019.01.07 Preparazioni per giornata mondiale della gioventu, gmg Panama 2019 

Imzot Mendieta: Gjithçka gati për DBR-së në Panama

Në Panama gjithçka gati për t’i pretur me krahë hapur të rinjtë nga mbarë bota, edhe ata që do shkojnë nga Shqipëria e Mali i Zi. Dita XXXIV Botërore e Rinisë ka temën e frymëzuar nga Ungjilli i Lukës 1,38 “Ja, shërbëtorja e Tënzot, u baftë me mua si është Fjala jote!”

R.SH. - Vatikan

Imzot Mendieta: "Papa në Amerikën Qendrore është një frymë dhe shpresë e re ". Në Panama gjithçka gati për t’i pretur me krahë hapur të rinjtë nga mbarë bota, edhe ata që do shkojnë nga Shqipëria e Mali i Zi. Kështu  kryeipeshkvi i Panamasë, imzot  José Domingo Ulloa Mendieta , i cili thotë se gjithçka është gati për kremtimin e Ditës së XXXIV Botërore të Rinisë mbi temën frymëzuar nga Ungjilli i Lukës 1,38 “Ja, shërbëtorja e Tënzot, u baftë me mua si është Fjala jote!”.

 Ai falënderon Papën Françesku, që zgjodhi Panamanë për të mbledhur rininë nga e gjithë bota, nga dita e nesërme 22 janar e deri më 27 janar. Zgjedhja e datave, siç mund të merret me mend, përcaktohet nga klima. “Jemi të vetëdijshëm – pohon imzot Mendieta – se në disa vende, kjo nuk është periudhë pushimesh, por jemi të bindur edhe se nuk do të jetë pengesë për mijëra të rinjtë nga të gjitha kontinentet që të vijnë në Panama për të takuar Jezu Krishtin”.

Imzot Mendieta nënvizon edhe domethënien e veçantë që ka pjesëmarrja e Atit të Shenjtë Françeskut në këtë ngjarje kishtare botërore të rinisë: "Ky takim i Papës me të rinjtë e botës në rrugët e këtij Rajoni është një frymë e ajrit të freskët, një frymë e ajrit të pastër, është shpresë për të gjithë".

Migracioni i detyruar, delikuenca, trafikimi i drogës janë disa nga fenomenet që shqetësojnë shumë vise të botës e në mënyrë të veçantë Amerikën Latine. Por "ndryshimi – sipas kryeipeshkvit të Panamasë - fillon pikërisht me të rinjtë. Një e ardhme më e mirë është e mundur vetëm nëse të rinjtë marrin përsipër misionin për ta transformuar këtë realitet" shoqëror.

21 janar 2019, 16:01